Hollivudi fillon të përgatitet gradualisht për daljen nga greva

26 Shtator 2023, 08:15
  • Share

Producentët e emisioneve televizive filluan të punojnë për episode të reja të hënën, hapat e parë për të rifilluar aktivitetin në Hollivud, pasi skenaristët arritën një marrëveshje paraprake për t'i dhënë fund grevës së tyre gati pesë-mujore.

Shoqata e Skenaristëve të Amerikës (WGA), e cila përfaqëson rreth 11,500 skenaristë filmash dhe televizioni, arriti të dielën një marrëveshje paraprake trevjeçare me studiot kryesore.

Marrëveshja duhet të miratohet tani nga drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës. Ndërsa aktorët vazhdojnë grevën, emisionet televizive mund të rifillojnë punën sapo skenaristët e tyre të marrin dritën jeshile të Sindikatës për t'u kthyer në punë në ditët ose javët në vijim.

"The Drew Barrymore Show", një emision i drejtuar nga aktorja Drew Barrymore synon të rifillojë transmetim në tetor, tha një burim me që ka dijeni për planet.

Barrymore kishte ngjallur reagime të ashpra kur njoftoi se do të rifillonte transmetimin në mes të shtatorit, një vendim që ajo e anuloi.

Përfaqësuesit e emisioneve të orëve të vona si "Saturday Night Live" dhe "The Tonight Show with Jimmy Fallon" nuk kanë komentuar se kur do të rifillojnë transmetimet.

Serialët televizivë nuk do të mund të rifillojë xhirimet derisa sindikata e aktorëve SAG-AFTRA të arrijë një marrëveshje me studiot. Aktorët hynë në grevë në korrik, duke kërkuar paga më të larta dhe kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale në ekran./VOA

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?