Holandë, dy zarfa-bombë shpërthejnë në zyrat postare në Amsterdam dhe Kerkrade (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 10:26| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 12:54

  • Share

Sot rreth orës 8 të mëngjesit një letër-bombë kanë shpërtheu në zyrat postare në Amsterdam dhe rreth gjysmë ore më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi në një kompani për ndarjen e postave në Kerkrade, në Jug të Holandës. Prej shpërthimeve nuk pati të plagosur dhe të dy ndërtesat u evakuuan menjëherë.

I njëjti incident ndodhi në janar, kur një letër-bombë u dorëzua në një hotel të Amsterdamit.

Pesë ngjarje të tjera me letra-bombë, por të pa shpërthyera, kanë ndodhur më parë në Amsterdam, Utrecht dhe Roterdam. ‘Nëse ato do të ishin hapur mund të kishin shkaktuar lëndime serioze te njerëzit’,- shkruan gazeta në internet ‘De Telegraaf’, duke specifikuar se të gjitha letrat vijnë nga i njëjti person. Autoritetet e zbatimit të ligjit nuk kanë përjashtuar nga hetimet qëllimet terroriste të autorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?