Holanda leksion Belgjikës, Danimarka 'përmbys' kampionët e botës! Frikë për Mbappe-n, Lukaku-n dhe Varane-n

4 Qershor 2022, 11:06| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 13:47

  • Share

Holanda i ka dhënë një leksion të pastër futbolli Belgjikës në ndeshjen e Ligës së Kombeve të vlefshme për grupin 4. ‘Tulipanët’ fituan 1-4 një ndeshje që u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Bergëijin. Në fraksionin e dytë një ‘dopietë’ e Depay dhe rrjeta e Dumfries shastisën bëlgët, të cilët golin e nderit e realizuan në shtesë me Batshuaji-n. Lajmi i keq përveç humbjes për Belgjikën ishte edhe dëmtimi i Lukaku-t, ndërsa vlen të theksohet se shumë nga futbollistët e kësaj skuadre ishin kundër ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Sakaq një befasi tjetër erdhi nga Franca atje ku kampionët e Botës u mposhtën 1-2 me përmbysje nga Danimarka. Benzema zhbllokoi i pari me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa ‘dopieta’ e Cournelias vulosi shifrat përfundimtare. Në këtë 90 minutësh përveç rezultatit ‘gjelat’ e Deschamps humbën Mbappe-n dhe Varane-n për shkak dëmtimi. Për t’u evidentuar edhe fakti që Eriksen në këtë ndeshje luajti si titullar me kombëtaren, ndërsa sfida tjetër e këtij ndërsa sfida tjetër e këtij grupi mes Kroacisë dhe Austrisë shkoi keq për ballkanasit të cilët u mundëm 0-3.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?