Hoffmann: Pse gjermanët punësojnë 
shqiptarë...e një rrëfim për Gjetanin

24 Shkurt 2016, 10:07| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ofertat për punësim ligjor në Gjermani, duket se kanë ulur valën emigratore, përfshirë këtu edhe shqiptarët. Ambasadori gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffmann tha se përmes arsimit profesional që dy vitet e fundit ka marrë hov në Shqipëri, dhe trajnimit nga kompani prestigjioze gjermane, të rinjtë shqiptarë janë kthyer në forcë punëtore të ligjshme në Gjermani.
 
"Në tetor të vitti 2015 kemi hapur këtë inciativë arsimore e trajnimi. Jam i impresionuar sot rreth 5 muaj më pas kemi një numër prej 250 studentësh që e kanë përfunduar kursin, shifër që meriton respekt. Është projekt shembull. Gjermania ka lehtësuar aksesin në tregun e punës për shtetet e Ballkanit perëndimor përfshi edhe Shqipërinë, përmes procedurave ligjore. Është edhe në interes të punëdhënësve që kanë mundësi të gjejnë kuadro të specializuar edhe të kualifikuar", u shpreh kryediplomati gjerman.
 
Gjatë një aktiviteti për migriin profesional, ambasadori gjerman rrëfeu edhe një eksperiencë sa të bukur dhe të ndjerë që kishte pasur pak ditë më parë në një ndeshje boksi ku shqiptari Gjetan Keta fitoi titullin interkontinental WVC.
 
"Javën e shkuar kam qenë në diçka të pazakontë në një ndeshje boksi të boksierit Gjetan Keta i cili kishte emigruar përpara vitesh në Gjermani dhe ai është shndërruar në një gjerman pasionant do thoja. Ai më foli tejet i prekur për mundësinë që ka pasur në të shkuarën e tij për të shkuar në Gjermani, ishte një përjetim i bukur biseda e takimi me të, dhe ata u shfaqen atje me flamurin shqiptar dhe gjerman", - u shpreh Hoffman.
 
Por sipas tij, ka edhe një arsye përse kompanitë gjermane kanë zgjedhurtë trajojnë të rinjtë shqiptarë, për t'i krijuar më tej mundësi punësimi në shtetin e tyre.
 
" Pse duhet parë larg përderisa i kemi mundësitë larg drejt Azizë kur kemi mundësi këtu të rekrutojmë dhe të gjejmë këtu forca të specializuar,a një orë larg Mynihut. Gjermani është jo vetëm popullore në Shqipëri, çka ndihmon në kontaktet që kemi me shqiptarët, por këtu kemi të bëjmë me njerëz tepër të zellshëm dhe punëtorë në mënyrë të veçantë këtu gratë janë realizuese dhe zbatuese të një pune, burrat përgjithësisht japin mbështetjen e tyre jo më shumë se kaq, është diçka që bie në sy edhe në këtë kurs, shikoj që pjesa më e madhe janë gra", - tha Hoffmann. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?