Hoffmann, Çmimi Nobel për Mjekësi: Kemi filluar të kuptojmë pandeminë… Vaksina do të mbërrijë në vitin 2021

17 Shtator 2020, 14:13| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 14:15

  • Share

Fjalët e Çmimit Nobel për Mjekësi 2011 dhe imunologu Jules Hoffmann: "Njerëzimi ka njohur pandemi por nuk kishte mjetet që kemi sot për t'i luftuar ato"

"Njerëzimi ka njohur edhe pandemi të tjera por nuk kishte mjetet që kemi sot për t'i luftuar ato".

Këto janë fjalët e fituesit të Çmimit Nobel për Mjekësi 2011 dhe imunologut Jules Hoffmann, francez me origjinë luksemburgase, drejtor kërkimi dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Cnrs, Drejtori kërkimor i Qendrës Kombëtare Shkencore në Institutin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Strasburg dhe Presidenti i Akademisë së Shkencave në Francë

Në lidhje me vaksinën anti-Covid, Hoffmann tha se ajo do të fillojë të shpërndahet për popullatën e përgjithshme në 6 mujorin e parë të vitit 2021

"Jemi në një situatë në të cilën njerëzimi nuk ka qenë kurrë, kemi teknika fantastike trajtimi. Njerëzimi nuk i ka pasur kurrë më parë kur ka njohur pandemi por nuk ka pasur mjetet që kemi sot për t'i luftuar ato".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?