Hodhi në lum foshnjën e saj 6 ditëshe dhe u rrëfye te murgeshat, dënohet me 22 vite burg 32 vjeçarja në Shkodër! Kërkoi mëshirë para gjykatës

13 Shkurt, 15:56| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:44

  • Share

SHKODËR- Me 22 vite burg është dënuar 32 vjeçarja që në muajin janar të vitit të kaluar, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.

Në seancën gjyësore të mbajtur një ditë më parë në gjykatën e Shkodrës, e reja ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese por që nuk është marrë në konsiderate nga gjykata e Shkodrës. Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”. 

32 vjeçarja e pamartuar, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike në fshatin Golem më 4 janar 2023. Ajo jetonte me dajën në këtë fshat, ndërsa fëmijës që solli në jetë në datën 30 dhjetor 2022, nuk ia kishte deklaruar atësinë.

Pasi ka dalë nga spitali e reja e ka hedhur foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe më pas është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.

Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja kishte refuzuar të regjistronte atësinë e fëmijës. Fillimisht kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e fëmijës por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjen.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 14/02/2024 00:32

    Kjo e paska siguru buken edhe shpin per 22 vite. Dhete mi ero i kushton ne vite shteti nje i burgosure. Kurse PPSH nje plum.

    Përgjigju
    • albii: 14/02/2024 08:54

      "dhete mi ero" kushton o komunist katunar i qelbet?

  • Scutari: 13/02/2024 18:07

    Ai polici nevrik dënohet 6 vite se nxjerr pistoletën e shtetit dhe vret për një radhë marketi dhe këta dënojnë një fakire, copë mishi me dy sy me 22 vite burgim!! Hajde drejtësi hajde!!

    Përgjigju
    • San Giovanni: 13/02/2024 21:45

      @Boba ka të drejtë ai i gjati për analfabetët funksionalë....

    • Boba: 13/02/2024 19:32

      O pallosh kushdo qe vret nje qenie njerezore duhet bere qe te denohet minimalisht 50 vite

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?