Hodhi ish-gruan nga ballkoni në Patos, flasin fqinjët: Grua e mrekullueshme, punon për të rritur vajzat

27 Korrik 2020, 17:18| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 17:23

  • Share

Nga ballkoni i katit të dytë në lagjen nr 1 të qytezës së Patosit, ish-bashkëshorti hodhi gruan, nënën e dy fëmijëve. 38-vjeçarja me iniciale E.S. fatmirësisht ka shpëtuar. Ajo po merr trajtim në spitalin e Fierit dhe mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën. Dy vajzat e saj të moshës 15 dhe 10 vjeç janë strehuar tek dajat derisa të bashkohen me nënën e tyre.

Autori është pikërisht babai i tyre, Saimir Rrapollari 47 vjeç banues në fshatin Kurian të Roskovecit.

Pasditen e së shtunës ai ka shkuar në banesën e ish-bashkëshorten dhe pasi e ka rrahur e ka hedhur nga ballkoni. 38-vjecarja, ishte e divorcuar nga burri i dhunshëm prej një viti, ndërsa ishte pajisur nga gjykata me urdhër mbrojtje. Por as kësaj radhe urdhri i mbrojtjes nuk ka shërbyer për mbrojtjen e kësaj gruaje.

Fqinjët, të traumatizuar nga kjo ngjarje thonë se gruaja kishte tre muaj që ishte vendosur në këtë pallat. Ajo punonte në fasoneri për të rritur vajzat.

“Mamanë e saj e kam shoqe. Është familje e përkryer. Ka rreth 3-4 muaj në këtë pallat. Vajzë e përkryer, punonte në një rrobaqepësi. Përderisa ndahet një burrë e një grua do të thotë që detyrimisht janë në një konflikt. Ajo është nënë e fëmijëve, nuk është e tija", tha një fqinje.

Autori, Saimir Rrapollari është vënë në pranga pritet të dalë të martën në gjykatën e Fierit për masën e sigurisë, ku do të përballet me akuzat për vrasje e mbetur në tentativë, dhunë në familje dhe thyerje e urdhrit të mbrojtjes.

Komento

Komente

  • Populli: 27/07/2020 18:10

    A kishte urdher mbrojtje zonja?

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/07/2020 17:34

    Burg për këtë ”njeri” , së paku 35 vite!!!

    Përgjigju
    • iliri: 27/07/2020 19:39

      cfar burgu o robo?ky do benzinen dhe xixen e cakmakut e i ben nder njerezimit. femijve hiqi baben por mos ja prek nenen

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?