Flakadanët në fushë gjatë Shqipëri - Poloni

Hodhën flakadanë dhe ndërprenë ndeshjen në 'Air Albania', policia shoqëron 12 tifozë! Shtatë janë polakë

12 Shtator 2023, 12:41| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 13:20

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 kundër Polonisë në "Air Albania" të dielën që kaloi. Për grupin E kualifikues të Euro 2024, stadiumi në Tiranë ishte në kapacitetin maksimal, teksa tifozët shkaktuan edhe probleme. Veç përleshjes së miqve polakë me policinë, edhe tifozët shqiptarë hodhën flakadanë në fushë në fillim të ndeshjes, duke ndalur për disa minuta duelin.

Policia e Tiranës ka identifikuar tifozët të cilët prishën qetësinë hodhën flakadanë në fushë, ndërsa sipas burimeve deri më tani janë identifikuar 12 persona, të cilët janë shoqërua për t’u marrë në pyetje. Mësohet se 5 prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe 7 të tjerë polakë.

Pas marrjes në pyetje ata u proceduan në gjendje të lirë. Pesë shqiptarët për mbajtjen dhe hedhjen e lëndëve piroteknike në stadium, ndërsa shtatë shtetasit polakë për prishje të rendit. Identifikimi i tyre është bërë pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë brenda në stadium, por edhe jashtë tij, ndërsa janë duke analizuar pamjet e kamerave të tjera për të identifikuar edhe persona të tjerë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?