Festa pas fitores me Qipron

Historike për Shqipërinë, Kombëtarja e minifutbollit kualifikohet në Kupën e Botës

3 Prill 2023, 11:32| Përditesimi: 3 Prill 2023, 11:33

  • Share

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës që do zhvillohet në Essen të Gjermanisë në qershor të këtij viti. Kuqezinjtë mundën 1-4 Qipron dhe për herë të parë do jenë në një fazë finale të Kupës së Botës.

Në përballjen kundër qipriotëve, kuqezinjtë pësuan gol qysh në të 11 minutë nga Tsitsos, teksa më pas përmbysën ndeshjen. Katër minuta më vonë, Endri Kaca barazoi duelin, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë, Armand Gapi shënoi për avantazhin e tanëve, ndësra Xhulio Reci u kujdes që me dopietën e tij të dërgonte shifrat në 4-1. Kësisoj, pas këtij triumfi skuadra shqiptare u kualifikua në fazën finale të Kupës së Botës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?