Tomasz Listkiewicz dhe Michel Listkiewicz

HISTORIKE/ I ati gjyqtar në finalen e Botërorit 1990, 32 vite më vonë i biri vendos drejtësi në Argjentinë - Francë

17 Dhjetor 2022, 11:59
  • Share

Argjentina dhe Franca luajnë nesër në 16:00 për finalen e Botërorit "Katar 2022". Arbitër kryesor në këtë takim do jetë Szymon Marciniak, me polakun që si asistentë do ketë bashkëkombasit e tij, Pavel Sokolincki dhe Tomasz Listkiewicz. Pikërish ky i fundit, Tomasz Listkiewicz do duhet ta mbajë në memorie një moment të tillë, pasi i ati (Michel Listkiewicz) ishte asistent në finalen e Botërorit të Romës në 1990 mes Gjermanisë Perëndimore 1-0 Argjentinës.

32 vite më vonë Tomasz Listkiewicz rikthen mbiemrin në një finale të Kupës së Botës dhe për rastësi përballë është sërish Argjentina, këtë herë jo kundër Gjermanisë por kundër Francës. Në "Olimpico" të Romës në 1990 Gjermania Perëndimore fitoi me golin e Andreas Brehme në minutën e 85 të ndeshjes nga penalltia, me dy futbollistë argjentinas që dolën nga fusha me karton të kuq (Pedro Monzon, Gustavo Dezotti).

Interesant është fakti se pas 32 vitesh një anësor nga "dinastia" Listkiewicz e arbitrave vendoset në finalen e një Botërori dhe përballë do jetë sërish Argjentina.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 17/12/2022 12:10

    Ne ate boteror fitoi Gjermania me nje penallti te dhene nga gjyqtari trap uruguaian jashte zone.Shpresoj te mos kete babai i tij anesori i asaj gjysmefushe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?