Ursula von der Leyen dhe presidenti i Kenias William Ruto

Historike, BE dhe Kenia nënshkruajnë marrëveshje tregtare

18 Dhjetor 2023, 16:16| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 16:18

  • Share

Kenia dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot (18 Dhjetor) një marrëveshje tregtare, e cilësuar si “historike” nga presidenti kenian William Ruto dhe e para që nga viti 2016 midis BE-së dhe kontinentit afrikan.

Kjo marrëveshje e negociuar gjatë, e nënshkruar në qershor, garanton kalimin e produkteve keniane pa doganë në tregun europian, si dhe ulje tarifash për produktet europiane të destinuara për në vendin e Lindjes.

“Është fillimi i një partneriteti historik për një transformim historik”, tha William Ruto gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në kryeqytetin kenian Nairobi në prani të Presidentes së Komisionit Europian, raportojnë mediat e huaja.

Ursula von der Leyen u bëri thirrje vendeve të tjera të Afrikës Lindore që t’i bashkohen marrëveshjes. Për Kenian, BE përbën më shumë se 20% të eksporteve të saj, sipas shifrave zyrtare, kryesisht produkte bujqësore si fruta dhe perime, si dhe çaj dhe kafe.

Tregtia totale midis dy tregjeve do të arrijë në 3.3 miliardë euro në vitin 2022, 27 për qind më shumë nga viti 2018, sipas shifrave të BE-së.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?