Julia Petrov dhe dy djemtë e saj

Historia tragjike e 46 vjeçares ukrainase dhe dy fëmijëve të saj! U larguan nga lufta në Ukrainë por humbën jetën nga tërmeti në Turqi

26 Shkurt 2023, 10:08| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 10:11

  • Share

Një histori e trishtë është ajo e 46 vjeçares ukrainase dhe dy fëmijëve të saj të vegjël të cilët ikën nga lufta në Ukrainë për t’u strehuar në Turqi ku më pas u gjetën të vdekur nën rrënoja pas tërmetit të parë Kahramanmaraş.

Julia Petrov së bashku me fëmijët e saj, Zakhar, 10 vjeç dhe Matvii 5 vjeç u largua nga Ukraina ku la edhe burrin e saj i cili ishte anëtar i Forcave të Armatosura dhe u vendos në Turqi ku mendoi se do të ishin të sigurt nga lufta.

Ndërtesa ku ajo jetonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur u shkatërrua nga tërmeti 7.9 ballë që tronditi Turqinë lindore në 6 shkurt. Petrov dhe dy fëmijët e saj mbetën të bllokuar nën rrënoja. Bashkëshorti i saj i cili u plagos gjatë luftës dhe po merrte trajtim mjekësor në Ukrainë, nuk kishte marrë lajme për të kështu që kontaktoi ambasadën e Ukrainës në Ankara. Kur ai mbërriti në Turqi, e mori vesh lajmin e hidhur në 14 shkurt, në momentin kur gruaja dhe fëmijët e tij po nxirreshin të pajetë nga rrënojat.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?