Historia frymëzuese e Kol Palokës nga Mirdita! Aksidenti tragjik e verboi që 30 vjeç, për 52 vite ‘luftoi’ errësirën dhe vijon punon

22 Tetor 2022, 19:44| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 21:26

  • Share

“Isha duke bërë 30 vjeç, pa bërë 30 vjeç, 3 muaj martesë. Falë gruas, familjes që kam jam ky që jam sot”.

Kol Paloka ishte 30-vjeç, i sapomartuar kur humbi përgjithmonë shikimin. Asokohe punonte në gjeologji-miniera dhe aksidentalisht shpërthyen minat duke mbetur i plagosur bashkë me shokun e punës.

“E kam humbur në 69’ më 13 mars. Krisi pushka atje në kulmi. Hapi sinjal ai atje, la koteren hapur, 95 kapsolla. Kur hapi sinjalin atje në pyll shkëndijat e fitilit i ranë në kapsolla dhe i kanë plasur. 100 kapsolla një e kishte në dorë, ai këputi dorën, nxorri njërin sy, mua më kapi dy sy dhe u shtriva aty i përgjakur.”- u shpreh 82-vjeçari.

Mbështetja kryesore ka qenë, bashkëshortja Dava, e cila nuk e braktisi dhe sot janë gjyshër me nipa e mbesa.

“Më kanë thënë plot njerëz: 'Lëre. Nuk sheh ai dhe lëre'- por kam thënë: 'Jo. Unë me këtë kam vazhduar jetën, si të jetë mirë si të jetë keq është fati im'. Edhe kam vazhduar jetën, më ka falur zoti fëmijët. I kam rritur bashkë me të.”- tha bashkëshortja e të moshuarit.

Historia e Kolë Palokës nga Rubiku i Mirditës është frymëzuese dhe njëherësh e pabesueshme.

“Ka qenë rrugë, shelgu 10m i lartë. Kam marrë dorashka i preva me gërshërë hardhishë ferrat, kam djegur ferrat. Kam marrë sharrën i kam prerë ato argatë që kam bërë shtjella rrushi. Kam marrë varrenë në pikat e hekurit dhe i kam shkulur me rrënjë. I kam bërë të gjitha vetë me duart e mia, pa ndihmën e askujt.”- tregoi Kola.

Sot në moshën 82-vjeçare vazhdon të kujdeset për vreshtin me rrush dhe pemët e tjera që ka mbjellë në bahçen e shtëpisë.

“Eci si në formë harte e fus në plan dhe nuk mërzitem fare. Jam mësuar për bukuri ka mundësi të bëhem 100 vjeç”- tha 82-vjeçari.

Kur ke dëshirë, çdo gjë është e mundur, na tregon ai.

“Po i vë penj gjilpërës”- tregoi Kol Paloka.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haxhi: 22/10/2022 20:06

    Khgkk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?