Historia e veçantë/ Iu shfaq gjëndra limfatike 17 mm në qafë, znj.Arife tregon në “Rreze Dielli” si gjeti kurim falë mjekimeve të Ylli Meres: I jam mirënjohëse

9 Janar 2023, 11:50| Përditesimi: 9 Janar 2023, 11:54

  • Share

Limfomat janë një lloj kanceri i sistemit limfatik. Pikërisht kjo sëmundje ka prekur një zonjë nga Korça e cila, në një rrëfim në emisionin “Rreze Dielli” tregoi kalvarin e saj të vuajtjes me sëmundjen dhe mos gjetjen e një kure përmes ilaçeve. Dhe si papritur gjeti kurën dhe shërimin tek bimët medicinale të mjekut popullor Ylli Merja.

Znj.Arife Kaso tregon se gjëndra u shfaq papritur në zonën e qafës dhe pas shumë konsultave me mjekë të ndryshëm nuk pati asnjë përmirësim. Por gjendja vazhdonte të përkeqësohej duke ndikuar edhe në frymëmarrjen e saj pasi ndodhej në zonën e qafës.

“Unë me datën 24 prill, ndërsa flija kur ndërrova krahun më doli një gjendër dhe pastaj mu përhap. Kalova shumë kohë, vajta nëpër këto shtetërorët, i bëja të gjitha ato kurat por nuk gjeja dot shërim. Kur pash në “Rreze Dielli” këtë doktorin u drejtova aty dhe fillova bimët mjekësore. Kur bëra ekon e parë më doli 17 mm, më nisën në Tiranë por më kthyen prap në Korçë. I bëra të gjitha analizat më dilnin mirë por kisha limfomën që nuk zhdukej. Ndejta një muaj e gjysmë pa vizita dhe ilaçe” tregon ajo .

Por pasi filloi kurat bimore të këshilluara nga mjeku popullor, duket se gjendja e saj ka pasur një ndryshim drastik.

“Më pas u drejtova tek dr.Ylli Merja dhe kur fillova mjekimet, unë pata përmirësim. Filloi të më ulet enjtja dhe tani ka një javë që ka përmirësim. Tani po pres përgjgijen e dr. Ylli Meres për kurën e mëtejshme. Për një muaj e gjysëm u ula 11 mm. E parandalova. I jam mirënjohëse dr. Ylli” tha ajo.

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i semurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të semundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?