Hashim Llumnica, shqiptari i verbër që krijon aplikacione

Historia e rrallë/ 34-vjeçari i verbër shqiptar që krijon aplikacione në gjuhën shqipe, ende i papunë

20 Tetor 2018, 21:00| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 21:12

  • Share

Ky është Hashim Llumnica, një 34-vjeçar shqiptar nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës. Ai është i verbër dhe ka studiuar sociologjinë. Llumnica ka bërë disa kurse trajnimi, por ende është i papunë. Ai ka krijuar disa aplikacione në gjuhën shqipe për personat e verbër, shkruan REL.

 “Ky aplikacion, klikon në të dhe tregon shkronjat me zë. Këto janë pikat për personat që janë totalisht të verbër. Jam verbuar që në moshën 18 vjeç. Pas verbimit vazhdova shkollën speciale në Pejë, për fizioterapi. Më pas vazhdova sociologjinë. Tani merrem me platformat e Android në gjuhën shqipe.”-tregon ai.

Megjithëse ai ka arritur të krijojë këto aplikacione, ende nuk është siguruar një vend pune për të.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?