Hina, vajza afgane

Bota

'Unë jam Hina, vajza që lindi në një dhomë spitalit në Itali, pa lule dhe larg vendit tim, Afganistanit'

26 Gusht 2021, 09:58| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 10:02

  • Share

Letër për ju...

Unë jam Hina, një vajzë e sapolindur në një spital larg vendit tim, në Itali.

Rreth meje të gjithë po qanin, sidomos nëna ime që më shtrëngonte në duar si të vetmen gjë që i kishte mbetur nga kjo jetë.

Lotët nuk më bënin përshtypje se isha mësuar që në barkun e nënës.

Mes zhurmës dhe llahtarit iku dhe babai im, nga dora e një talebani të pamëshirshëm, që nuk llogariti as mua e as nënën time.

Nëna ime nuk flet italisht po ka gjithmonë njerëz të mirë në çdo histori të keqe, që të japin një dorë dhe të tregojnë rrugën e shpresës.

Kështu linda unë...

Në një dhomë spitali, pa tullumbace dhe lule siç lindin fëmijët e tjerë në botë.

Pa baba dhe më një nënë që nuk do të harrojë asnjëherë dhimbjen që i kanë parë sytë teksa i vrisnin bashkëshortin dhe vendin e saj ngadalë...

Unë jam Hina dhe peshoi 3 kilogramë! Unë jam Hina dhe megjithëse kam një rrugë të vështirë, jam e lumtur që linda.  

                                                                                                                                  Larg Afganistanit, 2021

Një grua e fortë, Bibi Arezu në moshën 32-vjeçare pasi iu vra burri, iu dogj shtëpia nga talebanët dhe vendin e saj nuk po e njihte më, arriti të largohej drejt Italisë.

Në një dhomë spitali në Sulmona, me vështirësi të madhe lindi, Hinën, që do të thotë “aromë” në arabisht dhe do të mbajë gjallë aromën e dashurisë së bashkëshortit që humbi në vendin e saj, Afganistanin.

"Nuk ishte një lindje e lehtë, veçanërisht sepse duhej të koordinoheshim me ndërmjetësuesin kulturor. Por në fund të gjithë u prekëm", thanë mjekët dhe infermierët e spitalit.

Nëna e re dhe vajza e saj e vogël sapo të dalin nga karantina, do të nisin një jetë të re.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?