Fatbardha Dega

'Historia e fëmijës që dështova në burgun e Tropojës', Fatbardha Dega: Unë akuzoj Sali Berishën!

10 Janar, 08:48| Përditesimi: 10 Janar, 12:47

  • Share

Fatbardha Dega erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të treguar historinë e saj të abortit në qelitë e Bajram Currit. Zonja Dega tregoi në Shqip, DritareTv, detajet e ngjarjes më tragjike të jetës së saj, për të cilën ajo akuzon Sali Berishën. “E shoh në ekranet e Shqipërisë, këtu në Nju-Jork, sesi e ledhatojnë me përkujdesje, se është në moshë, se është opozitar. Jo, ai është kriminel. Ai vrau fëmijën tim të palindur dhe ndaj vendosa të flas tani, 32 vjet më pas.”

Dega tregon me detaje si e futën në burg, ndërsa ishte shtatzënë atë mesnatë të 32 viteve më parë, në Bajram Curr, sepse ajo, bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht. U fabrikuan prova që ajo të arrestohej për korrupsion në ‘92-shin, me dëshmi të rreme, atëherë kur ishte drejtoreshë e Bankës së Shtetit në Tropojë. Dhe sot akuzon emër për emër, ata që i morën jetën foshnjës se saj, nga gjyqtarë e prokurorë, e deri Sali Berisha, që e quan autor të vëllavrasjes në vend. Sot, 32-vjet që kur është larguar nga Shqipëria për në SHBA, Fatbardha Dega ka besim më shumë se kurrë se SPAK-u do të vendosë drejtësi edhe për foshnjën që ajo humbi në 1992-shin edhe për prindërit që nuk i pa derisa vdiqën, sepse kishte frike të kthehej në Shqipëri.

Më poshtë pjesë nga rrëfimi i zonjës Fatbardha Dega nga Nju-Jorku!

“Fillimi i Lëvizjes Demokratike në Shqipëri më gjeti mua në detyrën e Drejtoreshës së Bankës të Shtetit në Tropojë, ndërsa im shoq ishte drejtues i PS-së së Tropojës duke qenë më parë Sekretar i Komitetit të PPSH-së.
Më 9 janar të vitit 1991 vjen Sali Berisha me një grup me vete, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Arben Imamin, për të prezantuar PD-në në Tropojë dhe atë ditë populli i Tropojës bëri një antimiting të fuqishëm që krijoi një situatë shumë delikate për ruajtjen e paqes ndërmjet grupimeve të ndryshme politike dhe im shoq, Agimi, si drejtues i PS-së në Tropojë u kujdes qe situata te mos rrëshqiste në një konflikt të përgjakshëm politik. Por Sali Berisha dhe njerëzit e tij akuzuan tim shoq dhe udhëheqjen e PS-së se kishin dorë në organizimin e tij gjë e cila ishte e qartë në dritë të diellit se nuk ishte e vërtete. E vërteta është që Tropoja nuk e pranoi Berishen, sepse e njihte. As atëherë, as kurrë. Dhe ai nuk e fali.

Ndjenja për revansh dhe hakmarrje kundër tim shoq dhe familjes sonë u rrit jashtëzakonisht shumë për t’u shfaqur hapur në një ngjarje tjetër po kaq të rrezikshme gjatë një turi elektoral të kryetarit të PS-së Fatos Nano në Tropojë në fund të janarit të vitit 1992 që do të shënonte fundin e qeverisjes së PS-së dhe ardhjen në pushtet të PD-së dhe Berishës. Kur erdhi Fatos Nano në Tropojë, Berisha organizoi bandat për t’i bërë atentat.

Për shkak të një organizimi me tendenca të hapura të ushtrimit terrorit nga PD-ja e Tropojës (sipas porosive të Azem Hajdarit dhe Berishës) ishte paraparë për t’u gjakosur Tropoja atë ditë me çdo kusht. Mitingu nuk u be. Fatosi atë ditë u strehua në shtëpinë tonë në Bajram Curr . E tërë familja jone dhe fisi ynë u vu në dispozicion të mbrojtjes dhe nxjerrjes së tij nga Tropoja pa dëmtim. Turma e bandave terroriste të kohës rrethoi shtëpinë tonë për disa orë dhe tentuan 2-3 herë për të hyrë brenda dhe për ta rrëmbyer Fatosin. Pas mesnate ne mundëm ta nxjerrim Fatosin dhe grupin e tij nga Tropoja nëpërmjet Qafës së Luzhës-Krume-Kukës-Tiranë pa pasur asnjë problem.

Por nga ky moment dhe me të ardhur në pushtet më 22 mars tërbimi i Berishës, Hajdarit e grupit të tyre ishte i papërmbajtshëm kundër familjes sonë. Duke qenë se im-shoq ishte figurë politike, ata e patën më të vështirë për ta çuar në burg, ndonëse planet për asgjësimin fizik të tij kanë qenë të parapërgatitura me kohë. Po kështu edhe kunatin tim Hamdi Dega gazetar i ATSH-së dhe një nga zërat më kritike në shtypin vendas dhe atë të huaj, kundër politikave destruktive të Berishës dhe PD-së së kohës nuk e kishin krejt të kollajtë ta godisnin publikisht. Kështu që ata zgjodhën goditjen time si i vetmi person që isha në punë shteti në ato momente dhe pas 2-3 kontrolleve nga Kontrolli i Shtetit dhe dy nga Banka e Shqipërisë ata nuk gjetën asnjë shkelje ligjore apo veprimtari tjetër të paligjshme(si korrupsion apo mitmarrje) Berisha dhe kupola e PD-së urdhërojnë edhe njëherë Blerim Çelën, (kryetar i Kontrollit të Shtetit në atë kohë) që të çojë një grup tjetër në Bankën e Tropojës dhe ata nuk do të ktheheshin në Tiranë pa gjetur problemet që u kishe diktuar shefi. Ashtu bënë dhe fabrikuan një sërë gjoja shkeljesh e gabimesh.

Më 9 shtator 1992 në orën 12 të natës kur unë isha e shtrirë me dy vogëlushët e mi, 7 dhe 5 vjeç, në krevat, bie zilja dhe pasi e hapi vjehrra ime sheh në derë më shumë se 12 policë që kishin ardhur për të më marrë mua. Më mbyllen në qelinë e burgut duke u ndodhur në kushte nga me çnjerëzoret që mund të mendohen). Ishte një qeli jo më e madhe se trupi im, me një dërrasë të shtruar. Më prunë pas 2 ditësh një batanije, nuk kishte as dritare. Në qeli mund të ketë pasur edhe të pafajshëm, por edhe shumë kriminelë. Burgu ka qenë kalvari im më i tmerrshëm. Megjithëse u thashë që isha shtatzëne, askush nuk donte të dëgjonte. Atë natë im shoq nuk ishte në shtëpi dhe pas dy ditësh ai më solli një avokat nga Tirana dhe filloi odiseja ime e tmerrshme në burgun famëkeq të Barjam Currit. Unë u gjykova për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Avokati im kërkoi që të ndiqesha në "arrest shtëpie”, por prokurori dhe detashmenti i tij politik nuk lejuan të bëhej kjo.

Pas 1.5 muajsh më kapen dhimbje të tmerrshme barku dhe për katër ditë rresht nuk më erdhi një ndihmë mjekësore. Isha në gjendje tejet të rendë shëndetësore dhe pashe që isha mbytur në gjak. Gjaku kishte dalë përtej derës së qelisë. Kërkova ndihmë mjekësore urgjente, por ata pasi thirrën mjekun të më kontrollonte aty ai kërkoi që urgjentisht të më dërgonin në spital pasi jeta ime ishte në rrezik. Më lanë me gjakderdhje për shumë kohë në qeli. Pasi më pa gjinekologia dhe më dha ndihmën e nevojshme mjekësore, më tregoi se unë e kisha humbur fëmijën dhe më tha se do më mbante disa dite aty, pasi jeta ime ishte në rrezik.

Pas 3-4 ditësh në spital ata terroriste të veshur me pushtet më kthyen në qeli ku qëndrova deri më 5 ose 6 dhjetor, kur edhe u lirova në sallën e gjyqit. Gjyqi im u zhvillua pothuajse për një javë, morën pjesë mbi 80-90 dëshmitarë dhe asnjë nga akuzat e ngritura kundër meje nuk u vërtetua ku si unë, ashtu dhe avokati im rrëzuan aktakuzën duke treguar se pas saj kishte vetëm motive politike. Burgosja ime jo vetëm që ishte burgosja e të parit njëri nga radhët e opozitës socialiste, por shënoi edhe viktimën e parë tragjike të pushtetit despotik e autokratik të vendosur në Shqipëri nën sundimin e Sali Berishes. Unë isha zgjedhur për të paguar çmimin e rëndë me humbjen e fëmijës tim në qelitë e burgut. Ajo foshnje e paardhur në jetë vazhdon të bërtasë në kupë të qiellit dhe kërkon vendosjen e drejtësisë.

Këtë po e kërkoj tani pasi më parë nuk kisha asnjë besim se mund ta siguroja me atë drejtësi të ndyrë që Shqipëria ka pasur nder vite. SPAK-u dhe Reforma në Drejtësi më dhanë forcë dhe kurajë se tani mund të kërkoj drejtësi.

Në rrethanat e reja të krijuara nuk mbeti asnjë alternative tjetër përveçse largimit nga Shqipëria. Më 17 mars të vitit 1993, bashkë me dy fëmijët tanë, në kushte ilegale kaluam kufirin në Maqedoni dhe nga Shkupi fluturuam për në Gjermani dhe pas 5-6 vjetësh atje u zhvendosëm në SHBA ku ndërtuam me jo pak sakrifica një jetë të re, por të lumtur dhe dinjitet.

SHBA-ja u bë shtëpia jone e dashur ku ne kemi fituar e arritur gjithçka kemi ëndërruar. Unë dhe Agimi pas evaluimit të diplomave tona bëmë dy master. Unë në Accounting e Financë dhe Agimi bëri edhe PhD në Computerized Engineering Design. Unë kam punuar në disa firma të njohura si sinor Accounting specialist-kryesisht Property Management dhe Real Estate dhe kudo jam vlerësuar e promovuar për rezultatet e arritura. Agimi ka punuar në partnership me dy firma amerikane Engineering Consulting dhe ka marrë pjesë në mbi 60-projekte në 22 vende të botës në të 5-të kontinente.

Të tre fëmijët, dy që lindën në Shqipëri dhe Zoti më dha një djalë pas humbjes në qeli, janë shkolluar në shkolla mjaft prestigjioze këtu në SHBA dhe të tre janë të punësuar në firma dhe kompani të njohura botërore. Unë tani jam gjyshe, por asnjë dite nuk kam harruar, as falur atë që më vrau fëmijën e palindur. Sali Berishën. Ndaj dola, t’u them atyre që e ndjekin, mjaft, mjaft me vëllavrasje në këtë vend. Lëreni Salinë dhe shikoni Shqipërinë. Ai nuk mund të na vrasë dot më.“- e mbylli rrëfimin e saj në Shqip, Fatbardha Dega./dritare.net

Ora 12:46
Braçe reagon për rastin e gruas të arrestuar nga pushteti i Berishës: Para Fatos Nanos shkoi në burg një grua, e mbajtën në qeli ndonëse kishte dy fëmijë të mitur

1704873147_fatbardhadega.png

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për historinë e Fatbardha Zenelaj-Dega, pasi kjo e fundit dha një intervistë për Rudina Xhungën, në të cilën akuzonte Sali Berishën.

Dega ka treguar me detaje si pushteti i Berishës e futi në burg, ndërsa ishte shtatzënë atë mesnatë të 32 viteve më parë, në Bajram Curr, sepse ajo, bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht.

Braçe shkruan se Dega u arrestua politikisht dhe u mbajt në qeli ndonëse kishte dy fëmijë të mitur.

“Pooo, para Fatos Nanos, në burg shkoi një grua-Fatbardha Zenelaj-Dega! Në Tropojë, si socialiste! Në Tropojë, Bardha ishte dhe është e vetmja grua e burgosur në 34 vite, nuk ka asnjë grua tjetër.

U arrestua ne orën 24:00, ne shtator 1992, u burgos-as detyrim paraqitje e as arrest shtëpie si grua e nene e dy te miturve, hetuesia ju be ne këtë gjendje-duke e mbajtur në burg, gjyqi gjithashtu ju be duke e mbajtur ne burg, prokuror pati një mekanik te bere jurist veç ne 6 muaj kurs politik. Gjykata e shpalli të pafajshme dhe ashtu doli nga burgu, duke konfirmuar arrestimin politik.

Fatbardha Zenelaj-Dega u arrestua pas një serie ngjarjesh të rënda ndaj socialistëve në Tropojë. Por mbi te gjitha, vetëm 50 ditë pasi Partia Socialiste fitoi në zgjedhjet vendore Bashkinë e Tropojës, për herë të parë e veç pak muaj pas zgjedhjeve politike të 22 marsit!

Kuptoni? Një grua në arrest burgu, politikisht! Kuptoni? Jo një bure ne detyrim paraqitje apo arrest shtëpie se është i pasur prej korrupsionit masiv! Diferencë e madhe”, shkruan deputeti socialist.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti Tirane: 11/01/2024 13:36

    Keto lloj figurash te cilat kane qene ne krye te piramndes ne kohen e diktatures familjarishte sot kane dale te persekuatua dhe kane marre strehim politik ne Amerike ose vende te BE, dhe perseri mundohen te na orientojne se kush kishte te drejte dhe kush ishin pereskutoret. Ajo dhe famija e tije le te qendronin ne shqiperi per te qartesaur pozicionin e tyre, dhe jo te hedhin akuza nga large!

    Përgjigju
  • Iris: 11/01/2024 01:56

    /PETER/,ajo qe ndodhi atehere ne Tropoje e kudo ne Shqiperi,po t'a shikosh nga pozicioni asnjanes eshte shume e thjeshte,vullnetaret fanatike te Berishes dhe vullnetaret fanatike te Nanos dhe ata te Enverit,ja bene ferr jeten kundershtarit.Keq te perkrahje,Berishen,keq te perkrahje Nanon,ose Enverin dhe pasojat e inateve politike binin mbi persona te tille,ku sa me aktiv te ishe aq me shume e pesoje. S.d.q nje gje mund te veresh,raportet Berishe-Hajdari dhe si perfundoi historia e ketij te fundit ngjajne shume me raportin Enver-K.Xoxe!

    Përgjigju
  • -':;,: 10/01/2024 17:25

    Qeverisja e PD asht qeverisja ma è poshtun e Shqipnise qysh mas pushtusit Turk nga 1912 e deri ne dit te sodit 100 vjetshin e funit qeveri vrasjesh,luft civile,vjedhse votash,vjedhse pronash,qeveri prostitucioni,qeveri qe e la venin 30 vjet vennumro,qeveri e korruptume ne max,qeveri dallaveresh, qeveri RRUMPALL.qeveri gangsterash,qeveri RRUGAÇASH....Partia Demokratike fatkeqsia e KOMBIT SHQIPTAR.....

    Përgjigju
  • Peter: 10/01/2024 15:15

    Po Saliu e Hajdari,nuk ishin ne ato momente personalisht,kush ishin ata qe materialisht kerkonin te rrembenin apo te vrisnin Fatos Nanon? publikoni emra e mbiemra! Me shume gjasa mund te jene te njetet persona si ne te gjitha ngarjet e kobeshme qe lidhen ne Sali tradhetarin!!

    Përgjigju
  • Gripi: 10/01/2024 15:14

    Sa krime ka bere Gezim Çela nuk kane te numeruar. Ku eshte sot? Gezon i qete parate e vjedhura dhe i pandeshkuar. Saliu nuk shkon ne burg se eshte 78 vjec. Nena me femije te mitur dhe shtatzane si qen ne biruce. E kane harruar njerezit ate periudhe qe po te guxoje te shaje Sali Qametin ne rruge, te gjente belaja.

    Përgjigju
  • Rea: 10/01/2024 12:40

    Sa shume ka histori te tilla per fat te keq ku gjithmone eshte cmenduria komuniste e dekomkratit sali. Dhe une flas po ashtu ne emer te familjes time dhe e kemi provuar dhe burgun dhe policine naten prandaj e ndjej zonjen ne cdo fjale. Zoti ju ka shpetuar e ju ruajte familjarisht

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 10/01/2024 11:59

    Ju lumtë, për çfarë keni bërë.Paçi jetë yë gjatë.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 10/01/2024 11:33

    E lexova me LOT NË SY,shkrimin e Tropojanes BURRËNESHË.E uroi shyqyr që ka shpëtuar vet me burrin. Dhe tashmë jeton mirë në Amerikë. Bëmat e gjëmat e Sb në 33 vite janë mbi 101,por ka shpëtuar nga Drejtësia e degjeneruar prej Tij për tu pasuruar me gjakun e popullit..duke u bër NJËSH ME BANDAT KRIMINALE në 33 vite duke e lën Shqipërinë më të varfërën në Europë.Besou 90 % e popullit ka vuajtur TMERRIN E TIJ 1991-2023.Edhe un që shkruaj jam futur në burg mbi 12 orë në 1996 nga Kriminelët e tij për të më vjedhur votat..! Dhe Kriminelët e tij u bën deputet e Oligark.Amerika u kujtua von për ta shpallur NON GRATA.Dhe përsëri Sb do e shpëtojnë gjyqtarët e plepave nga frika e tij si PËRBINDËSH I SHEK 21.Amerika duhet ta IMBARKOI NË NJË GJYKAT TJETËR ND/KOMBËTARE,Pasi Ai është agjent i shumfisht dhe i mban syt nga Lindja..VUÇIÇ+PUTIN..! -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë njërzit e mirë nga konfliktusli i paprecedent botror.

    Përgjigju
  • Maks: 10/01/2024 11:28

    Te lumt moj zonj qe po ja cjerr fytyren ketij antishqiptari Respekt dhe per burrin tat nje komunist i vertet Qe ju rrezikua jeta nga banda e kriminelave tropojan te udhehequr nga sali serb berisha Sali berisha ka vulen e masakres se tropojes Dhe shteti urgjentish duhet te nis hetimet kundra kesaj bande vrasesesh dhe tradhetaresh

    Përgjigju
  • minushe: 10/01/2024 11:06

    histori e dhimbshme por ju lumte qe keni arritur majat ne SHBA me pune e profesionalizem.. E besoj se SB ishte dhe eshte hakmarres i frikshem...DREJTESIA e ka ne dore!

    Përgjigju
  • Bardi: 10/01/2024 09:17

    QE NE KUR U ZGJODH SEKRETAR NE SPITALIN CIVIL AI E TREGOI VETEN NJE KATIL ,GJAKATAR POR FSHIHEJ NDAJ BESNIKRIS PER PARTIN E SHOKUN ENVER.TJETA PROVOJ QE AI ISHTE NJE EGERSIR PA ME TE VOGLEN HIJESHI BURRERORE DHE NJERI GJAKATAR.DHE ATA QE I SHKOJN PAS JANE NJEREZ PA MEND DHE TE JENI TE BINDUR QE DHE ATA PO TE VIJN NE PUSHTET DO TA TREGOJN VEHTEN QE JANE GJAKPRISHUR.

    Përgjigju
  • LORA: 10/01/2024 09:08

    Respekt Fatbardha Dega, qe e bere publike,ne momentin e duhur, krimin dhe kriminelin. Uroj qe drejtesia e re te jete melhem per plagen tende.

    Përgjigju
  • Tao: 10/01/2024 09:01

    Dhe thone pastaj qe ka Zot...kur le Sali kriminelin gjalle qe te jetoje akoma.

    Përgjigju
    • Dakord: 10/01/2024 10:06

      Fiks për këtë ka zot. E lë gjallë që të shohë me sytë e tij të dy fëmijët të sekuestruar deri në qindarkën e fundit, të shohë me sytë e tij poshtërimin publik, dhe pastaj të vdesë se vdekja është kapak floriri për të. Zoti e mban gjallë për shkak të hakmarrjes popullore. Duhet të paguajë e pastaj të ngordhë si qen i zgjebosur i vetmuar. Të më falë qeni për krahasimin.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?