Historia e familjes së Zenel Bylykbashit nga Devolli, të cilët pësuan një persekutim të gjatë e të ashpër, në disa breza, gjatë regjimit komunist

7 Nëntor 2023, 20:28| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 20:37

  • Share

Gjithçka ishte nxitur për shkak të qëndrimit nacionalist të  tyre gjatë luftës së Dytë Boterore si dhe për shkak të pasuerisë që ata posedonin prej disa dekadash. Këto do të bëshin shkak që fill pas mbarimit te luftes të niste përndjekja dhe  persekutimet për fisin Bylykbashi.  

Fillimisht kishin burgosur Arifin, i cili ishte mbajtur në burg  për pak vite. Ndërkohë familja përballej  kërcënime pafund për të dorëzuar florinjtë. Nën presione të pandërprera dhe pasi Arifi kishte dalë nga burgu, dy vëllezërit Zenel dhe Arif Bylykbashi kishin marrë seicili nga një djalë  me vete dhe ishin arratisur në Greqi.  Ky akt, e kishte nxitur regjimin të shkarkonte gjiihë hakmarrjen ndaj familjarëve të mbetur në Shqipëri.  Ngjarjet që ata do të përjetonin do të ishin të mbushura me ankthin e vrasjeve, burgosjeve dhe kalvarit të internimeve. 

Besa Bylykbashi, lindi në zemër të këtij persekutimi, e dënuar si fëmijë armiku që kur ishte në barkun e nënës së saj. Ajo do të na tregojë historinë e gjyshit të saj Zenel Bylykbashit, persekutimin e familjes së tyre dhe përjetimet e një fëmijë të lindur në internim  e që u rrit duke u endur rrugëve drejt burgjeve për të parë , fare pak minuta, babanë e burgosur pas hekurave.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?