Përtej lajmit...

26 Janar, 22:24| Përditesimi: 26 Janar, 22:31

  • Share

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik.

Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.

Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë.

Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni !

Deri dje, kur "maskat" ranë dhe dera u hap.

Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale.

Ai vetëm Instagram.

"Një dashuri e fortë ajo mes tyre" - shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Policia konfirmon në mënyrën e saj , se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin

Ngjan e pabesueshme - gati ulërit - mikesha e gruas 35 vjeçare.

Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijët dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomën e ngrënies dhe ne dhomën e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valeve te telefonit. Mbylli prizat .

“ e bej se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” - shprehej Jetnori. Por me tepër se sa një xhelozi , ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor , te pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh , nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Ne fillim qe xheloz. Pastaj u be paranojak . Dhe ne fund i dhunshëm. Ja kështu - e shpjegojnë të njohurit e te dyve.

Por thyerja e 35 vjetarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm ne kokën e tij.

Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bëjnë keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.

Dilnin bashkë kur bënin pazar - shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim çfarë ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë.

Deri sa fëmija 9 vjeç foli. Fëmija tregoi se nena qante. Se e ëma i përgjërohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla.

Te tjerat ishin prova ne strehën e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valësh. Letra ne formatin A4 , qe vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te katër mureve

Rrëfehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi letër

“çfarë ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.

Nuk kishte përgjigje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllabëronin

Ndaj i kish thënë disa herë familjes “po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmërim dhe thirrje për ndihmë!

Kur policia trokiti ne derën e tyre, nëna e tij u përgjigj - e ka çelësin djali. Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.

Për fat të gjithë jetojnë.

Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?