Histori suksesi! 21-vjeçari shqiptar që fitoi zemrat e kanadezëve! Lojtari i talentuar i hokejit

25 Tetor 2022, 09:07| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 19:28

  • Share

KANADA- Arbër Xhekaj, një i ri i talentuar në hokej ka fituar menjëherë zemrat e kanadezëve në sportin e hokejit. Ai luan për ekipin e NHL-së. 21-vjecari ose “fillestari i paharruar” siç e përshkruajnë mediat e huaja doli në qendër të vëmendjes 3 ditë më parë, ku u përball aty me Zack Kassian, i cili konsiderohet si një ndër lojtarët më të urryer.

Gjatë ndeshjes, pati një moment tensioni mes të dyve, aty 21-vjeçari shqiptar heq dorezat dhe grushton kundërshtarin, i cili përfundoi i shtrirë. Stili i tij i lojës, por edhe dueli i fundit, ka bërë që lojtari shqiptar i Montreal të kthehet menjëherë në më të pëlqyerin në NHL.

Xhekaj ka lindur në qytetin e Hamiltonit. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me National Hockey League (NHL), liga kryesore e lojës popullore të hokejit në Kanada me një nga skuadrat më të njohura. në Amerikën e Veriut "Montreal Canadiens". I njohur me nofka të ndryshme për shkak të mbiemrit të tij që fillon me “Xh”, Arbëri ka fituar zemrat e kanadezëve, por edhe të komunitetit shqiptar me suksesin e arritur.

Ai aktualisht renditet i dyti në mesin e të gjithë mbrojtësve kanadezë për sa i përket përqindjes së goditjeve (55.5 përqind).

Arbër Xhekaj
 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hason Boksieri: 25/10/2022 13:02

    Shume arritje e madhe, rahje me grushta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?