Mbreslënëse/ Njihuni me historinë e bukur të familjes Capa dhe shtëpia që flet përmes artit

21 Dhjetor 2022, 15:10| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 15:23

  • Share

Kur heshtja flet më shumë se fjalët….Kjo është historia e Lidia Capës, piktores së talentuar e cila nuk mund të flas me fjalë por me shpirt.  

Por kjo është një histori që përfshin tre breze, që tashmë flasin përmes heshtjes. Mamaja e Lidias tregon për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, se edhe bashkëshorti i saj kishte të njëjtin kufizim duke ia trashëguar edhe Lidias, por bashkë me të, i trashëgoi edhe talentin për pikturën.  

“Lidia Capa është vajza ime, është me probleme që nuk dëgjon dhe flet  ndërkohë ka dhe dy fëmijët që nuk flasin, ka edhe bashkëshortin. Dhe unë e kisha bashkëshortin që nuk fliste, dhe ai ishte skulptor, ndërkohë dhe Lidia e ka trashëguar nga ai talentin. Unë e kuptova e para talentin e Lidias dhe i thashë njerëzve të shtëpisë që Lidia ka talent në vizatim, dhe do ta ndjekim që të eci më lart. Ne e ndoqëm dhe mori dhe masterin, dhe bëmë luftë që të vazhdojë si mësuese tek fëmijët që kanë këto probleme” tregon ajo.

Znj. Venka,  halla e Lidias, e pandarë nga mbesa e saj i qëndron gjithmonë në krahë jo vetëm si interprete por edhe duke e mbështetur atë në ëndrrat dhe dëshirat e saj. Gjatë intervistës në “Rreze Dielli’’, ajo tregon përmes fjalëve, atë që Lidia ia shpjegon me gjuhën e shenjave.

“Me Lidian ndjehem si e plotësuar  duke menduar që gjysmat e ëndrrave të mia që nuk i kam realizuar, kam dashur t’i realizoj tek Lidia. Duke parë dhe dëshirën e saj si artiste, ku jepte më shumë, unë e merrja nëpër shoqatat ku isha vet dhe me ndihmën e shoqeve të mia, e ndihmonin që të vazhdonte” thotë ajo.

Në këtë shtëpi të madhe, jetojnë dy kunatat, vjehrra dhe  Lidia me bashkëshortin e fëmijët e saj. Venka tregon më tepër se si kanë qenë marrëdhëniet ndër vite, në një familje të madhe e në një shtëpi plot me njerëz.

“Çdo njeri jepte aq sa mundej dhe me përshtatshmi e komunikim çdo gjë arrihet. Lidia e ka vuajtur anën e shkollës sepse i mungonte interpreti, nëse deri në 8 klasë kanë mësuesit që i ndihmojnë në të mesme janë të privuar” shpjegon ajo më tej.

Lidia tregon më tepër rreth punës së saj, përmes fjalëve të hallë Venkës, e cila ndihmon si interprete:

“Puna e Lidias është shumë e përkushtuar, janë të moshave të ndryshme ka fëmijë që nuk dëgjojnë ka edhe që nuk flasin por dëgjojnë dhe punojnë që t’I integrojnë dhe të arrijnë dhe ato diçka”

Ndërsa flet edhe për historinë e dashurisë së Lidias dhe Klisman, si u njohën dhe u dashuruan çifti, nga dashuria e të cilëve lindën edhe dy fëmijë:

Fillimisht në shkollë, pastaj në shoqatë, pastaj e shtuan shoqërinë nëpër kafe dhe aty u dashuruan, po shikonin që kishin alkimi midis njëri-tjetrit. Kanë gati 14 vite bashkë.

Znj. Venka tregon ndër të tjera që çifti është tepër i kënaqur, aspak i pezmatuar që edhe fëmijët kanë kufizimin për të mos folur e dëgjuar.

Të dy nuk  e përjetuan keq, e kanë kaq të natyrshme, qetësia dhe vendosmëria e tyre ne na habit. Kaq të sigurtë janë ata në vetvete dhe nuk janë të pezmatuar pse na lindën dy fëmijë të tillë.

Ajo është një artiste, tepër e talentuar ku përpos punës si mësuese në institutin e fëmijëve që nuk flasin e dëgjojnë, ka çelur edhe disa ekspozita personale, ku arti I saj është vlerësuar edhe jashtë Shqipërisë, ku piktura që mbetet më e famshme është ajo që e bëri të merrte çmim nga Shtëpia e Bardhë.

“Ishte një pamje natyrore, natyrë, pemë, peisazh dhe ka dërguar edhe në estoni, është përfaqësuar jashtë. Ndërsa ajo që ka përfaqsuar në Amerikë, ka përfaqsuar 54 shtete të botës dhe aty u përzgjodh  piktura e Lidias dhe mbeti një vit një shtëpinë e bardhë.  Ajo ka çelur 3 ekspozita në Tiranë, në 20 vjetorin e lindjes së saj, kemi bërë të fundit fare tani me anë të shoqatës 20 piktura që u ekspozuan dhe një në muzeunë Kombëtarë” tregon halla e saj, Venka.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?