Histori e rrallë/ Njihuni me Ingridin e cila udhëton e vetme në botë për të shijuar ushqime / Ja sa i ka kushtuar udhëtimi më i shtrenjtë

27 Tetor 2023, 13:11| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 15:01

  • Share

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte Ingrid Xhaja, sipërmarrësja dhe ekspertja e komunikimit që ka udhëtuar në 40 vende të botës, duke provuar ushqime që nga Japonia e largët e deri në Shtetet e Bashkuara.

”Udhëtimi është një mënyrë për të njohur veten dhe për të dalë nga një rutinë ditore që ne shpesh e harrojmë për shkak të vrullit të jetës” e nis kështu bisedën në studio Ingridi, duke shtuar së turizmi kulinar është mënyra sesi ajo zgjedh të eksplorojë vendet e botës.

”Të udhëtuarit vetëm, vërtet të jep shumë adrenalinë, por kënaqësia më e madhe është kur ti arrin që ti sistemosh gjërat edhe në momentin e fundit” shtoi ajo. E pyetur nga moderatorja se kush vend i ka lënë më mbresa, Ingrid tha: “Japonia, pasi është një vend që gjithmonë të tregon diçka të re, që nga ushqimet e çuditshme e deri tek zakonet apo ritet specifike që duhen respektuar”, tha ajo, duke shtuar se njerëzit që udhëtojnë duhet të mposhtin paragjykimet dhe shokun kulturor.

”Nga Azia kam shumë kujtime të bukura, që nga gastronomia me shumë ngjyra dhe shije e deri tek aromat e parfumeve që edhe sot e kësaj dite më sjellin në memorie ato vende” shtoi Ingrid në studion e “Rreze Dielli”. Më pas ajo tregoi së Tajlanda e kishte shokuar shumë kulturalisht dhe se do të rikthehej aty me shumë dëshirë.

”Më ka qëlluar që shumë ditëlindje t’i kaloj nëpër udhëtime, herën e fundit psh e festova ditëlindjen time në Kopenhagen, duke provuar shumë ushqime të larmishme” shtoi Ingrid. E pyetur nga moderatorja se sa i shtrenjtë është një udhëtim i tillë, Ingrid tha se Japonia si udhëtim i kishte shkuar 2500 euro dhe se në çdo gjë që bën, llogarit një fond, pasi vendet që udhëton janë shumë të shtrenjta.

Ingrid tha se nuk është e fiksuar pas shopping, por i pëlqen shumë turizmi kulinar dhe në të gjitha vendet ku shkon, së pari bën një kurs kulinarie paraprakisht, e më pas shijon ushqimet nëpër restorante.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 27/10/2023 17:15

    Lum si ti moj Ingrid qe paske kaq shume lek me shetit.

    Përgjigju
    • Don: 31/10/2023 06:03

      Ne kete bote nuk ka njerez te varter por mendje te varfra.....

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?