Papu Gomez dhe Linda Raff

Histori e denjë për filma! Dikur mezi blinte një sanduiç, sot kampion bote

23 Dhjetor 2022, 10:38| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 16:39

  • Share

Dikur mezi blinin një sanduiç teksa tani janë të suksesshëm. Kjo është historia e Papu Gomez dhe bashkëshortes së tij, Linda Raff. Marrëdhënia e tyre ka kapërcyer çdo pengesë që jeta mund të rezervojë dhe është e denjë për një film.

Historia e tyre e dashurisë fillon në vitin 2004, me dy gjimnazistë që kishin shkëndija për njëri-tjetrin. Nga këto ndjenja të para më vonë do lindte një dashuri e madhe, teksa dyshja tanimë janë të suksesshëm në karrierat që vendosën të zgjidhnin. Njëri futbollist i trofeshëm ndërsa Linda një stiliste e njohur.

Gomez kujtoi një foto të vitit 2006 të tij dhe Lindës duke ngrënë një sanduiç që mezi e kishin blerë së bashku. Linda ëndërronte të bëhej stiliste, Gomez ëndërronte të bëhej një futbollist i mirë dhe ata nuk hoqën dorë nga ëndrrat e tyre. Të shtyrë nga emocionet e forta, dashuria e verbër, ata arritën ëndrrat që mbanin në sirtar.

Në vitin 2010 sulmuesi i Argjentinës kaloi në Europë dhe u bë pjesë e Catanias dhe më pas e Atalantës, aty ku për shtatë vite tregoi nivel të lartë dhe kaloi te Sevilla në Spanjë. Gjatë viteve dyshja nuk e harroi anjëherë se nga erdhën, duke pasur në mendje atë foto me sanduiç dhe marrëdhënia e tyre mbeti e shëndetëshme deri në ardhjen në jetë të tre fëmijëve.

Ndërsa Gomez po ndërtonte një karrierë futbolli, Linda po përfundonte njëkohësisht një kurs për dizajnin e modës. Linda u bë një stiliste e suksesshme e modës dhe lançoi markën e saj të rrobave të banjës, ndërsa Alejandro Papu Gomez u bë një nga lojtarët më të mirë në Serinë A teksa ishte pjesë e Argjentinës në fitoren e Botërorit 2022.

Nga sanduiçët tek ëndrrat e përmbushura, Linda dhe Gomez tani po festojnë titullin e Botërorit të fituar nga "Albiceleste". “Sa herë që hamë ushqime të shtrenjta ose ulemi në një restorant, gjithmonë do të kujtoj sanduiçin e shkollës kur numëronim paratë për të blerë dhe ndarë me njëri-tjetrin”, tha dikur futbollisti i Sevillas. Me një stil të thjeshtë edhe pse tanimë mund të blejnë gjithçka, Gomez dhe Linda kanë vendosur t'i edukojnë fëmijët e tyre me shëmbëlltyrën e dashurisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?