'Hiqni çdo lloj takse vendore dhe na paguani dritat e ujin', biznesi i vogël dhe i mesëm kërkesë me 12 pika qeverisë

25 Mars 2020, 19:28| Përditesimi: 25 Mars 2020, 19:42

  • Share

Edhe pse qeveria ka miratuar një paketë ndihme për biznesin e vogël ku u është shtyrë mbyllja e bilancit në korrik, përjashtimi nga taksat vendore dhe do të punonjësit  mbetur në shtëpi do të paguhet, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë, iu është drejtuar me një kërkesë me 12 pika, ku ndër të tjerat kërkojnë shlyerjen e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale nga qeveria. Gjithashtu në kërkesën e biznesit të vogël dhe të mesëm të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal, të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.     

Kërkesa e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm:

Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COV 19.

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve .

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.

9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.

10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.

11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.

12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare.

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Veri: 26/03/2020 17:56

    Pse kerkoni budalleqe,,,ju sot nuk punoni nuk harxhoni as uje dhe drita,,,kerkoini qeverise rrogat e humbura dhe qerate kush eshte me qera....

    Përgjigju
  • mesur manuka: 26/03/2020 07:20

    ne duhet te paguajm taksat tu nejt ne shpi kurse administrata duhet te marr rrogat tu nejt ne shpi kjo eshte e pa spjgueshme

    Përgjigju
  • Iris: 25/03/2020 23:42

    Kur te fluturojne derrat. ASNJE LESHIM,mund te shtyhen ose te zvogelohen ,por asgje nuk falet!

    Përgjigju
  • Law: 25/03/2020 20:47

    Te gjitha keto lek qe dashkan bizneset nga do dalin nga rrogetaret.ata me asistence.apo nga te pa punet ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?