Hiqet doza e tretë e vaksinës në Kosovë, fluks në Morinë! Qytetarët: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem

5 Shkurt 2022, 10:35| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 10:40

  • Share

Pika kufitare Shqipëri-Kosovë i është rikthyer normalitetit, pasi dy javësh masa shtrënguese për hyrjen në territorin kosovar, të cilat u bënë edhe pengesë për një pjesë të njerëzve.

Mikrofoni i Report Tv ka qenë në pikë kufitare Morinë, për të folur me disa nga qytetarët.

“Vij nga Kukësi për të shkuar në Prizren. Na kërkuar kartonin, doza e tretë e vaksinës na ka penguar shumë, ishte penalizim.”, tha njeri prej tyre.

“Jemi me dy vaksina. Herën e kaluar na kërkuan testin PCR këtë herë jo.”, thotë një tjetër.

Në dy anët e kufirit ka një rritje të fluksit të qytetarëve e kjo për shkak të lehtësimit të masave të qeverisë së Kosovës që kanë hyrë në fuqi mëngjesin e së Shtunës.


Lajmi kryesor:

Hiqet doza e tretë për të kaluar kufirin, hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë! Fluks qytetarësh në Morinë: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?