Hipoteza e studiuesve në Florida: Koronavirusi është shndërruar në ‘bombë’, është bërë 10 herë më i transmetueshëm

16 Qershor 2020, 13:23| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 13:25

  • Share

Sars-CoV-2 po ndryshon. Ndodh çdo herë që një virusi përsëritet, por mutacionet nuk janë gjithmonë të rëndësishme. Por një studim i ri, ende në para-botim, ka treguar mundësinë e një ndryshimi të tij që po ndikon në transmetueshmërinë e koronavirusit.

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve ‘Scriptps’ në Florida kanë vlerësuar evolucionin e proteinës Spike dhe rolin e saj në pandeminë aktuale.

"Synimi ynë kryesor - shkruajnë studiuesit - është të identifikohen modelet e mutacionit që ndryshojnë në mënyrë dinamike. Ne gjithashtu vendosëm të përcaktojmë nëse rekombinimi po luan rol në evolucionin e pandemisë Sars-CoV-2 ".

Duke analizuar të dhëna nga vende të ndryshme të botës, studiuesit vunë në dukje se një mutacion, i njohur si D614G, po bëhet mbizotërues mbi të gjithë të tjerët.

Varianti i proteinës Spike do të shfaqej për herë të parë në muajin shkurt në Evropë, dhe më pas do të përhapej në vendet e tjera dhe ndëkohë është më i popullarizuari në botë.

Kujdes sot është një domosdoshmëri, pavarësisht se ky është një studim i pabotuar, por duket se mutacioni prek një gjen Spike (D614G), i cili ka ndikuar në efektin e rritjes së "funksioneve  të Spikes në sipërfaqen e virusit ", duke e bërë atë të aftë të depërtojë më lehtë në qeliza.

"Numri - ose dendësia - e pikave të virusit është sot 4 ose 5 herë më i madh për shkak të kësaj mutacioni," tha autori I studimit, Hyeryun Choe.

“Kështu, kjo mutacion ka lajuar që Covid  të qendroi më fort në mukozën e hundës dhe syve, për të filluar procesin e infeksionit. Dhe jo vetëm…

"Mutacioni D614G shoqërohet me rritje të transmetimit të infeksionit", - theksuan studiuesit.

Analizat e bëra nga shkencëtarët në të gjithë botën tregojnë se kjo shumëllojshmëri e re e koronavirusit u bë mbizotëruese së pari në Evropë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. Mutacioni i ri i studiuar nga ekipi nuk duket se e bën virusin më vdekjeprurës, por ndryshimi, në këtë rast, lidhet me ngjitjen e infeksionit, pra përhapjen e shpejtë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?