'HIMARS-M30A1', armë të reja më vdekjeprurëse shfaqen në Ukrainë (VIDEO)

7 Tetor 2022, 17:16| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 17:52

  • Share

Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e armatosura të Ukrainës arrin vlerën e 675 milionë dollarëve. Në paketën e 20-të të ndihmave amerikane gjenden 100 transporterë Humvee, për mbrojtjen e ushtarët ukrainas në front. Lartë në listën e armëve që dërgohen është edhe municioni për artileri HIMARS (High Mobility Artillery Missile Systems). Presidenti amerikan Joe Biden, para dy ditësh ka njoftuar dhe për një paketë të re ndihme.

“HIMARS” janë konsideruar si ndër armët më të rëndësishme dhe shkatërruese të cilat kanë ndërruar dhe rrjedhën e luftimeve në shumë rajone të Ukrainës, duke sjellë dhe çlirimin e shumë fshatrave së fundmi në Kherson.

Është llogaria në Twitter ‘Ukraine Weapons Tracker’, e cila thotë së ukrainasit kanë përdorur sistemet raketore amerikane HIMARS të llojit M30A1.

Raketat e lëshuara nga HIMARS-i janë M31 Unitary Warhead, një armë 196 kilogramësh "efektive kundër objektivave të pikave kritike". Preciziteti i ndihmuar nga GPS do të thotë se M31 mund të godasë një objektiv specifik si një ndërtesë ose depo municioni, por efektet e tij janë të përqendruara në një zonë të ngushtë. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i drejtohet BE-së: Jemi në prag të katastrofës bërthamore! Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?