Himara,kryebashkiaku: PD-PDBNJ
kanë qenë dakord për projektin

3 Nëntor 2017, 15:59| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro në një deklaratë për media ka thënë se debatet rreth çështjes së aksionit të IKM-së në Himarë janë tërësisht politike. Sipas tij, projekti është miratuar unanimisht nga këshilltarët bashkiak, edhe ata të djathtë apo të PBDNJ-se. Ndaj akuzat politike të kampit blu mbeten vetëm të tilla, tha ai. Edhe Athina zyrtare pasi është njohur me projektin në detaje i ka zbutur tonet theksoi Goro.

“Kur hyn politika në lojë pengohet zhvillimi dhe rritet tensioni. Edhe vendimi në Këshill është marrë unanim edhe anëtarët e PBDNJ dhe PD kanë qenë dakord me zhvillimin e projektit në bashkinë e Himarës dhe sidomos qendrës. Edhe Athina po ndryshon mendim, se gjërat janë qartësuar, e kupton se është në interes të banorëve” tha ai.

Sa i përket vijimit të procesit me shembjen e objekteve, Goro tha se pritet vendimi i gjykatës Administrative, pasi 12 objekte janë nën proces gjyqësor. Vendimi i gjykatës për pezullim të veprimeve është apeluar nga INUV. “Ajo që po ndodh është një investim i qeverisë për rivitalizimin e qendrave. Janë kryer procedurat dhe shpronësimet dhe tani duhet të bëhen punimet” tha ai.

 Jo me larg se dje, banorët e Himarës kanë zhvilluar një fazë të fundit konsultimi me bashkinë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre për shpronësim edhe të truallit,për të cilin jo të gjithë janë të pajisur me dokumente pronësie. Problemi i pronave ne bregdet mbetet i pazgjidhur qysh nga viti 1994.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?