Himara e banuar nga ilirët 3500 vite më parë! Zbulohet tuma e tretë ilire, i përket peridhës së Hekurit

9 Nëntor 2023, 13:43| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 15:32

  • Share

Në kodrën me ullinj e agrume në verilindje të qytetit të Himarës, arkeologët punuan për një muaj, duke arritur në rezultate mbresëlënëse. Është zbuluar tuma e tretë ilire, që daton 3500 vite më parë dhe i përket periudhës së hekurit të hershëm.

“Është zbulim i rëndësishëm, i treti sipas radhës sepse gërmimet kanë filluar në 2018, ku në përroin e Korranit janë verifikuar disa struktura të cilat praqesin interes për studimin dhe dokumentimin arkeologjik. Në vitin 2020 u zbuluan dy varre tumalate, ndërsa tashmë u zbulua I treti. Pasi është dokuemntuar zbulimi i vitit 2020, u verejt se mund të kishte varre të tjera. Në muajin tetor vijuan gërmimet në të një njëjtën zonë, pas një muaj kishim dhe një varr të të tretë tumalar disa skelete dhe disa objekte. Janë të rëndësishme për hartën e arkeologjisë”- u shpreh Orges Feimi.

Varreza Tumalare e Himarës paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.  Krahas varreve që përmbante kjo tumë u gjetën disa objekte, ku veçohet një enë balte dhe një majë heshte e periudhës së Hekurit të Hershëm (Shek. XI-X p.Kr).

“Varret tumalare identifikojnë një periudhë historike. Ne jemi duke kryer studim të gjithë zonës sepse kemi të bëjmë me vendbabime ilire. Aktualisht po kryhen studimeve dhe pritet të nisin gërimeve të tjera për zbulime arkeologjike”- shtoi drejtori i Monumenteve në Vlorë.

Tuma ilire do të mbulohet dhe do të qendrojë e konservuar ndërsa sendet e gjetura do të ekspozohen në muze.

“Do të dokumentohen të gjitha sendet e gjetura”- tha ai.

Për momentin tuma ilire do të qendrojë larg syve kureshtarë të publikut. Ende nuk është marrë vendimi për ta kthyer në sit arkeologjik të vizitueshëm sepse ndodhet në shtratin e përroit të Korramit. Drejtori i Monumenteve në Vlorë tha se tuma ilire, njësoj si dy të parat, do të konservohet me qëllim shmangien e dëmtimeve nga prurjet e përroit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?