familja Balwin

Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin bëhen prindër për herë të shtatë, Hilari i kërkon burrit të saj të bëj vazektomi

6 Dhjetor 2022, 09:41| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 10:16

  • Share

Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin janë bërë prindër për herë të shtatë nga një nënë surrogate dhe kanë thënë se i kanë dhënë fund idesë për të zgjeruar më tëpër familjen e tyre.

Hilaria, 38 vjeçe, këmbëngul se nuk ka asnjë mundësi që ajo të ketë më fëmijë, por meqë Alec nuk ka bërë vazektomi, ajo nuk mund të garantojë se ata kanë mbaruar me këtë çështje. Në një intervistë Hilaria përmendi edhe fëmijën që kanë nga një nënë surrogate. Ajo thotë se nuk ka asnjë ndryshim nga fëmijët e tjerë që i ka lindur vetë, duke theksuar se dashuria është e njëjtë.

“Nuk ka asnjë ndryshim midis vajzës sime të lindur me surrogaci dhe gjashtë fëmijëve të tjerë të mi që mbajta", ka thënë ajo në një podcast.  Ajo ka folur për ndjesitë e para kur bëri këtë zgjedhje dhe thotë se kishte "turp" që zgjodhi "zëvëndësimin", madje thekson se është ndjerë si e dëbuar.

“Ne shihemi si makina riprodhuese në shumë mënyra dhe kjo më përfshin edhe mua, që kam shtatë fëmijë, por unë e kuptoj lidhjen historike të grave me riprodhimin. Dhe nëse nuk mund të riprodhosh në mënyrën tradicionale ose nëse nuk dëshiron të riprodhosh në mënyrën tradicionale, njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të flasin për këtë,” shpjegoi ajo.

Gjithashtu shtoi se ka një marrëdhënie shumë t mirë me nënën surrogate dhe komunikim të përditshëm.

Hilaria, Alec dhe shtatë fëmijët e tyre festuan Ditën e parë të Falënderimeve me vajzën e tyre Ilaria, e cila lindi në shtator të vitit 2022. Në fakt, Hilaria ndau një foto të gjithë familjes në Instagram

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?