Hidhnin sende nga mjetet në lëvizje, policia rrugore gjobit me shumat e majme shoferët: Mos ndotni mjedisin

25 Gusht 2023, 15:04| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 15:49

  • Share

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur shoferët dhe pasagjerët të cilët hedhin sende nga mjetet në lëvizje dhe ndotin mjedisin.

Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.

“Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se edhe kryeministri Rama pak ditë më parë theksoi dobinë e mbajtjes pastër të mjedisit ndërsa shtoi se sesioni i ardhshëm i Kuvendit do të miratojë projektligje për të ndëshkuar shkelësit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?