Paratë e sekuestruara

Surprizojnë elbasanllinjtë! Falsifikonin lekë, mes tyre edhe 5 mijë lekëshin e ri që ka kushte të larta sigurie! 7 në pranga

16 Mars 2021, 08:42| Përditesimi: 16 Mars 2021, 09:58

  • Share

ELBASAN- Ndonëse Banka e Shqipërisë ka vënë theksin se 5 mijë lekëshi i ri është i një sigurisë shumë të lartë, 7 të rinj kanë arritur që ta falsifikojnë atë dhe më pas i hidhnin në treg. 

Të arrestuarit Altin Veizaj, Bardhul Meçe, Ina Hysa, Rezart Kovaçi, Drilon Alimeta, Izair Çitozi dhe Arber Tafa Keta, në bashkëpunim për një periudhë kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Në total janë sekuestruar 158 mijë lekë shqiptare të falsifikuara,  si e dhe 9 aparate celular edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave" kryer në bashkëpunim.

5 mijë lekshi i ri i prezantuar nga Banka e Shqipërisë

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?