Hidhnin mbetjet spitalore brenda në spital, vihen nën hetim katër infermierët në Delvinë

18 Janar, 10:21| Përditesimi: 18 Janar, 10:24

  • Share

DELVINË- Katër infermierë të  spitalit të Delvinës janë vënë në hetim në gjendje të lirë. Hetimi ndaj tyre ka nisur pas denoncimit të emisionit investigativ ‘Stop’, ku u zbulua se katër infermierët kishin hedhur mbetjet spitalore në ambientet e brendshme të sitalit.   

“Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin”, njofton policia.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimi i mbetjeve”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?