Europa dhe Conference League

Hidhet sot shorti, gjithçka duhet të dini për grupet e Europa dhe Conference League

1 Shtator 2023, 11:27| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 11:30

  • Share

Këtë të premte në Monte Carlo do hidhet shorti për të mësuar grupet në dy kompeticionet e tjera evropiane, atë të Europa dhe Conference League për sezonin 2023/24, ku në këtë të fundit bëjnë pjesë edhe kampionët e Kosovës, Ballkani.

Pasi pasditen e djeshme u mësuan tetë grupet me 32 skuadrat në Champions League, mesdita e së premtes i është kushtuar dy kompeticioneve të tjera, pas ndeshjeve të fundit dhe biletave të siguruara në EL dhe CL.

Shorti në Ligën e Evropës

Në Europa League ceremonia e shortit do të fillojë në orën 13:00 dhe përfshihen 32 skuadra, 12 të kualifikuara në mënyrë automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit. Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit. Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Skuadrat e kualifikuara:

AUT: LASK, Sturm Graz
AZE: Qarabağ
BEL: Union SG
CYP: Aris Limassol
CZE: Slavia Praha, Sparta Praha
ENG: Brighton, Liverpool, Ëest Ham
ESP: Real Betis, Villarreal
FRA: Marseille, Rennes, Toulouse
GER: Freiburg, Leverkusen
GRE: AEK Athens, Olympiacos, Panathinaikos
ISR: Maccabi Haifa
ITA: Atalanta, Roma
MDA: Sheriff Tiraspol
NED: Ajax
NOR: Molde
POL: Rakóë Częstochoëa
POR: Sporting CP
SCO: Rangers
SRB: TSC
SUI: Servette
SWE: Häcken

Shortin në Ligën e Konferencës

Në Conference League, ceremonia e shortit do të fillojë në orën 14:30 dhe shorti përfshin 32 ekipe, 22 fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit. Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit. Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Skuadrat e kualifikuara:

BEL: Club Brugge, Genk, Gent
BIH: Zrinjski
BUL: Ludogorets
CRO: Dinamo Zagreb
CZE: Viktoria Plzeň
DEN: Nordsjælland
ENG: Aston Villa
FIN: HJK Helsinki
FRA: LOSC Lille
FRO: KÍ Klaksvík
GER: Frankfurt
GRE: PAOK
HUN: Ferencváros
ISL: Breidablik
ISR: Maccabi Tel-Aviv
ITA: Fiorentina
KAZ: Astana
KOS: Ballkani
NED: AZ Alkmaar
NOR: Bodø/Glimt
POL: Legia Warszawa
SCO: Aberdeen
SRB: Čukarički
SUI: Lugano
SVK: Slovan Bratislava, Spartak Trnava
SVN: Olimpija Ljubljana
TUR: Beşiktaş, Fenerbahçe
UKR: Zorya Luhansk

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?