Hidhet shorti, zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit e Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024, Sokol Ngresi kryetar i KED

4 Dhjetor 2023, 11:42| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 14:34

  • Share

Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi, gjyqtar nga Gjykata e Lartë.

Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:

Anëtare nga Kushtetuesja: , Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini

Anëtar nga Gjykata e Lartë, Sokol Ngresi, njëkoësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Dariel Sina

Anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, Alma Muça, zëvendësuese Arqile Koça

Anëtare nga Gjykata e Apelit, Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi

Anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli

Anëtar nga Gjykata Administrative, Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?