Messi, Pulisic, Vinicius

Hidhet shorti për Kupën e Amerikës 2024, Argjentina me rivalët e përbetuar, Brazili në ‘grupin e ferrit’

8 Dhjetor 2023, 08:35| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 09:18

  • Share

Është hedhur shorti për grupet e Copa Amerika 2024 dhe turneu i verës së Ardhshme pritet të jetë shumë i zjarrtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fazën e grupeve, 16 ekipet pjesëmarrëse në turneun e verës së ardhshme (2 prej të cilëve nuk janë përcaktuar ende) mund të fillojnë përgatitjet e tyre për turneun CONEMBOL.

Argjentina që është skuadra kampione në fuqi, është shortuar në grupin A ku do ë luajnë mes 2 skuadrave si Peruja dhe Kili, ndërsa skuadra e fundit e grupit do jetë fituesi i “Play off” mes Kanadasë, Trinidat dhe Tobago.

Në grupin B, Meksika do të përballet me Ekuadorin, së bashku me Venezuelën dhe Xhamajkën.

Grupi C do të jetë interesant me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të luajnë me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë.

Por, Grupi D është cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, aty ku është shortuar Brazili, së bashku me Kolumbinë, Paraguain dhe fituesin e play off mes Hondurrasit dhe Costa Rikas, me shumicën e lojtarëve që i luajnë në Premier Ligën e Anglisë.

Copa America do të zhvillohet në qershor dhe korrik të verës 2024, me aksionin që do të nisë më 20 qershor dhe do të përfundojë me finalen e madhe më 14 korrik.

Grupet për 'Copa America 2024'

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?