Sport

Hidhet shorti i Superligës, në javën e parë spikat Teuta-Partizani, ja kur luhen derbet e kryeqytetit

30 Korrik 2021, 11:26| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 15:35

  • Share

Merr jetë sezoni 2021-2022 i futbollit shqiptar. Këtë të premte u hodh shorti dhe u zbulua kalendari i plotë për Superligën dhe Kategorinë e parë. Në javën e parë spikatin duelet Teuta-Partizani e Laçi-Vllaznia. Kukësi do luajë në transfertë ndaj Egnatias së sapo ngjitur në Superiore dhe Dinamo e rikthyer në elitë pas vitesh në ligat inferiore do të përballet me Kastriotin.

Sfidat e javës së parë të Kategorisë Superiore:

Tirana-Skënderbeu

Egnatia-Kukësi

Teuta-Partizani

Laçi-Vllaznia

Kastrioti-Dinamo

Derbi i parë i kryeqytetit është Dinamo-Partizani në javën e katërt e Tirana-Partizani në javën e 6-të ndërsa në javën e tetë luhet Tirana-Dinamo.  Kampionati nis më 11 shtator si Superliga ashtu edhe Kategoria e parë.

Skema e javëve të Kategorisë Superiore

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?