Hidhet shorti i Ligës së Kombeve/Kosova dhe Shqipëria në grupe të ndryshme, ja kundërshtarët e kuqezinjve

3 Mars 2020, 18:04| Përditesimi: 3 Mars 2020, 20:18

  • Share

Është hedhur sot në orën 18:00 shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2020-2021, që është edhe edicioni i dytë i këtij kompeticioni që startoi vetëm vitin e shkuar. Kuqezinjtë që me Panucci-n bënë një figurë të shëmtuar në edicionin e parë, këtë herë janë shortuar në Ligën C, Grupi 4, ku do të ndeshen me ekipe jo shumë të forta në letër si Kazakistani, Lituania dhe Bjellorusia.

Ndërkohë Kosova e cila ndryshe nga edicioni i sezonit të kaluar ku bënte pjesë në Ligën D, këtë herë është shortuar në Ligën C. Dardanët janë në Grupin 3 së bashku me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. Një grup deri diku i vështirë për ekipin e drejtuar nga Shaland, që këtë muaj do të luajë play-off-et me Maqedoninë e Veriut të vlefshme për Ligën D, ç’ka e mban ende në lojë për të fituar një biletë për Europianin e këtij viti.

Sakaq ashtu siç pritej shorti për Ligën A ka rezervuar përballje shumë interesante dhe me interes të lartë. Kështu në Grupin 1 të Ligës A do të sfidojnë njëra-tjetrën Holanda, Italia, Bosnja-Hercegovina dhe Polonia. Në grupin 2 të Ligës A janë Anglia, Belgjika, Danimarka dhe Islanda. Në grupin 3 të Ligës A bëjnë pjesë Portugalia e cila fitoi edicionin e parë të këtij sezoni, Franca kampione bote, Suedia dhe Kroacia. Ndërsa në grupin 4 të Ligës A janë shortuar së bashku Zvicra, Spanja, Ukraina dhe Gjermania.

Ndeshjet e fazës së grupeve të këtij edicioni do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Kujtojmë se fituesja e çdo grupi në secilën Ligë kalon në fazën play-off ose ndryshe gjysmëfinalet nga ku më pas del edhe fituesja e Ligës përkatëse. Ndërsa vendet e fundit të secilit grup në çdo ligë do të zbresin një ligë më poshtë.

Shorti i plotë

Liga A

Grupi 1

Hollanda

Italia

Bosnja Hercegovina

Polonia

Grupi 2

Anglia

Belgjika

Danimarka

Islanda

Grupi 3

Portugalia

Franca

Suedia

Kroacia

Grupi 4

Zvicra

Spanja

Ukraina

Gjermania

Liga B

Grupi 1

Austria

Norvegjia

Irlanda Veriut

Rumania

Grupi 2

Republika Çeke

Skocia

Sllovakia

Izraeli

Grupi 3

Rusia

Serbia

Turqia

Hungaria

Grupi 4

Uellsi

Finlanda

Republika e Irlandes

Bullgaria

 

Liga C

Grupi 1

Azerbaijan

Luxembourg

Cyprus

Montenegro

Grupi 2

Armenia

Estonia

North Macedonia

Georgia

Grupi 3

Moldova

Slovenia

Kosovo

Greece

Grupi 4

Kazakhstan

Lithuania

Belarus

Albania

Liga D

Grupi 1

Malta

Andora

Letonia

Grupi 2

San Marino

Litenshtejn

Gjilbratar

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 04/03/2020 10:45

    Tamame fiks aty e kemi vleren jo për me siper

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?