Hidhet shorti i Europa League/ Ekipet shqiptare pa fat, 'peshkojnë' skuadrat e mëdha të Europës

31 Gusht 2020, 13:19| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 16:44

  • Share

TIRANË- Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës nuk u ka buzëqeshur ekipeve shqiptare. Goglat kanë vendosur përballë rivalë shumë të fortë në turin e dytë të Europa League mbi të gjitha Kukësin dhe Teutën. Verilindorët dhe bregdetarët do të përballen me ekipe nga kampionatet elitare në Europë si Bundesliga dhe La Liga.

Kukësi i Skënder Gegës do të përballet me gjermanët e Woolfsburg me ndeshjen që do të luhet në “Air Albania” me tek takim. Teuta ka “peshkuar” në La Liga rivalin e turit të dytë. Djemtë e detit do të përballen me ekipin spanjoll të Granadas ku ndeshja do të luhet në Durrës por rivali është i fortë megjithëse pa eksperiencë në Kupat e Europës.

Rival disi më i lehtë për Laçin që rrezikonte edhe Tottenhamin.  Kurbinasit e Cungut do të përballen me izraelitët e Hapoel Ber Sheva që mbetet një skuadër e fortë. Nëse nuk u ka buzëqeshur me ekipet rivale shorti ka lënë të kënaqura skuadrat shqiptare pasi të treja ndeshjet do t’i luajnë në shtëpi, pra në fushën e tyre.

Të treja ndeshjet luhen më 17 shtator ndërsa nesër është Tirana që mëson rivalin e turit të tretë/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?