Europa League, përballje 'bigësh' Arsenal-Atletiko Madrid, Marsejë-Salzburg

13 Prill 2018, 12:22| Përditesimi: 13 Prill 2018, 13:29

  • Share

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i cili përcaktoi dy takimet gjysmëfinale të Europa League. Goglat u treguan të pamëshirshme për austriakët e RB Salzburg që “peshkuan” francezët e Marseille. Francezët pritet të jenë favorit në këtë përballje, dhe për të arritur në finale i duhet që të bëjnë mirë në takimin e parë të cilin e luajnë në shtëpi.

Kryesfida e kësaj faze është padyshim është Arsenal-Atletico Madrid që i duhet të “heqin” dorë para kohe nga finalja që këtë vit zhvillohet në Lyon më 16 maj. Takimi i parë mes spanjollëve dhe anglezëve do të zhvillohet në “Emirates” ndërsa ai i kthimit një javë më pas në “Wanda Metropolitan”.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 prill dhe ato te kthimit më 3 maj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?