Hidhet shorti i Champions League, short i lehtë për Kukësin

19 Qershor 2018, 12:30| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 08:40

  • Share

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Kukësi ka pasur fatin me vete pasi goglat i kanë vënë kundërshar Valletta FC. Pra një kundërshtar nga Malta për Kukësin në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Gjithashtu Kukësi ka mnësuar edhe kundërshtarin që do të ketë në turin tjetër, nëse siç pritet do të kalojë këtë tur përballë maltezëve, që do të jetë fituesi i çiftit Olimpija Ljubjana-Qarabag. Këta nuk mund të quhen kundërshtar të lehtë, por jo edhe të frikshëm.

Shorti

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Kukësi bënte pjesë në vazon e skuadrave favorite për shkak të koeficientit të lartë në renditjen e UEFA-s për klube dhe parashikohej një short i lehtë në letër për nënkampionët e Shqipërisë të cilët zëvendësojnë Skënderbeun në këtë kompeticion. Në këtë mënyrë verilindorët “peshkuan” kampionen e shtetit ishullor skuadrën e Valletta-s. Një rival mëse i kalueshëm për Kukësin. Valletta edhe pse është skuadra me më shumë emër në Maltë dhe merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane është një klub me një buxhet modest. Kukësi eviton Spartak Trnavën kundërshtarin më të rrezikshëm me të cilin mund të përballej në këtë raund. Ndeshjen e parë verilindorët do ta zhvillojnë në Shqipëri në datën 11 ose 12 korrik ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në kryeqytetin e Maltës, Valleta. Në raundit e dytë, Kukësin, sigurisht nëse kalon Valletan, e pret fituesi i çiftit Olimpija Ljubjana-Qarabag. Nëse kampionia e Azerbajxhanin arrin ta eliminojë kampionen e Sllovenisë, atëherë Kukësi do të ketë kundërshtar Ansi Agollin.

Kush është Valleta

Valleta FC është një klub me 75 vite histori dhe më i titulluari në Maltë me 24 tituj kampion të fituar, 14 Kupa dhe 11 Superkupa të Maltës. Skuadra luan në stadiumin “T’a Qali” me një kapacitet vetëm 2000 vende. Ekipi drejtohet nga trajneri Danilo Doncic. Në përbërje Valleta ka 3 lojtarë argjentinas, 2 brazilianë dhe 2 italianë. Spikat gjithsesi sulmuesi veteran vendas, 37-vjeçari Misfud i cili ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me përfaqësuesen malteze. Në Europë edhe pse merr pjesë rregullisht Valleta ka kaluar shumë pak ture. Skuadra e vetme shqiptare që kanë patur përballë deri tani me Valleta është Teuta, në turin e parë të Kupës Intertoto në vitin 2002 me durrsakët që avancuan më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor. Sezonin e kaluar Valleta u eliminua në turin e dytë kualifikues të Europa League nga holandezët e Utrecht. Skuadra malteze nuk ka kaluar asnjëherë 2 ture në kompeticionet europiane dhe në të gjitha rastet që ka kaluar raundin e parë ka patur përballë rivalë shumë të lehtë nga shtete edhe më të vogla, si San Marino, Andorra, Ishujt Faroe apo maksimumi Uellsi dhe Islanda.

Presidenti Gjici

I kënaqur me shortin dhe me kërkesën që skuadra ta kalojë me patjetër turin e parë të Champions. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici shprehet optimist edhe pse e pranon se kundërshtarët e Valetës nuk janë aq të lehtë sa duken në letër, pasi kanë buxhet më të lart se veri-lindorët. “Pa diskutim që shortin na kënaq, por çdo ekip kundërshtar duhet vlerësuar maksimalisht. Duket short i lehtë por nuk është shumë i lehtë për arsye se buxheti i tyre është shumë herë më i madh se i joni. Na kënaq fakti që e kemi ndeshjen e parë në Shkodër. Duhet mobilizuar qe ndeshjen ta fitojmë bindshëm në Shkodër, që ne kur të shkojmë në Maltë, të marrim një rezultat të kënaqshëm edhe pastaj themi që kemi kaluar turin”, deklaroi Gjici.

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE

Raundi i parë kualifikues:

Torpedo Kutaisi (GEO) v Sheriff (MDA)

Shkëndija (MKD) v The Neë Saints (ËAL)

Sūduva (LTU) v APOEL (CYP)

Olimpija Ljubljana (SVN) v Qarabağ (AZE)

F91 Dudelange (LUX) v Videoton (HUN)

Fituesi i raundit paraeliminator v Malmö (SËE)

HJK Helsinki (FIN) v Víkingur (FRO)

Ludogorets Razgrad (BUL) v Crusaders (NIR)

Cork City (IRL) v Legia Ëarszaëa (POL)

Valur Reykjavík (ISL) v Rosenborg (NOR)

KUKESI (ALB) v VALLETTA (MLT)

Flora Tallinn (EST) v Hapoel Beer-Sheva (ISR)

Spartaks Jūrmala (LVA) v Crvena zvezda (SRB)

Alashkert (ARM) v Celtic (SCO)

Spartak Trnava (SVK) v Zrinjski (BIH)

Astana (KAZ) v Sutjeska (MNE)

Raundi i dytë kualifikues:

Astana (KAZ) / Sutjeska (MNE) v Midtjylland (DEN)

Ludogorets Razgrad (BUL) / Crusaders (NIR) v F91 Dudelange (LUX) / Videoton (HUN)

Kukës (ALB) / Valletta (MLT) v Olimpija Ljubljana (SVN) / Qarabağ (AZE)

CFR Cluj (ROU) v Ëinners of the preliminary round / Malmö (SËE)

Dinamo Zagreb (CRO) v Flora Tallinn (EST) / Hapoel Beer-Sheva (ISR)

Spartaks Jūrmala (LVA) / Crvena zvezda (SRB) v Sūduva (LTU) / APOEL (CYP)

BATE Borisov (BLR) v HJK Helsinki (FIN) / Víkingur (FRO)

Shkëndija (MKD) / The Neë Saints (ËAL) v Torpedo Kutaisi (GEO) / Sheriff (MDA)

Cork City (IRL) / Legia Ëarszaëa (POL) v Spartak Trnava (SVK) / Zrinjski (BIH)

Alashkert (ARM) / Celtic (SCO) v Valur Reykjavík (ISL) / Rosenborg (NOR)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?