Gjatë hedhjes së shortit të Champions League

Gjysmëfinalet e Champions League, Bayern gjen Realin, Liverpool-Roma

13 Prill 2018, 13:15| Përditesimi: 13 Prill 2018, 14:12

  • Share

Përballje "bigësh" Bayern Munchen-Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League nga shorti i hedhur këtë të premte në Nyon të Zvicrës. Goglat kanë qenë të pamëshirshme duke vënë përballë dy prej rivalëve historikë në Champions League, duelet e të cilëve gjithmonë kanë dhunuar emocione të jashtëzakonshme. Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist do jenë anglezët e Liverpool kundër Romës.

Por sfidë e të mëdhenjve cilësohet ajo mes Bayern dhe Real të cilët përsërisin ndeshjen e vitit të kaluar në çerekfinalet e Champions, ku madrilenët fituan në të dyja ndeshjet përballë bavarezëve, por sfida e kthimit në "Bernabeu" u shoqërua me mjaft polemika për shkak të vendimeve të arbitrit. 


(Shorti i gjysmëfinaleve të Champions League)

Rrugëtimi i këtij sezoni ka qenë i ndryshëm për të dy këto ekipe. Kjo pasi kampionët në fuqi të Realit janë ndeshur me ekipe të forta në 1/8 dhe çerekfinale duke eliminuar francezët e PSG dhe Juventus. Ndërsa Bayern Munchen ka pasur përballë ekipe më të lehta në letër duke eliminuar Besiktasin në 1/8 dhe Seviljen në çerekfinale. 

Ndërsa në sfidën tjetër Liverpool-Roma, favorit shihen anglezën e Jurgen Klopp, të cilët e kanë fituar 5 herë trofeun e Champions League. Ndeshjet e para do luhen në 24 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas duke përcaktuar kështu edhe finalistët e Kievit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?