Sport

'Hidhet në erë' Superleague, Ceferin: Klubet gabuan, por tani të bashkohemi për të ardhmen

21 Prill 2021, 10:32| Përditesimi: 21 Prill 2021, 11:01

  • Share

Kompeticioni i ri Superliga europiane ka zgjatur vetëm 48 orë dhe kjo në letër. Protestat e tifozëve, zotimet e politikanëve, por edhe presionet nga UEFA dhe FIFA kanë bërë që fillimisht 6 klubet anglezë të tërhiqen nga projekti që shkaktoi tërmet në kontinetin e vjetër.

Pas një mbledhje mes 12 klubeve që ideuan Superligën, 6 skuadra angleze, duke përfshirë Manchester United, City-n, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham kanë njoftuar në ‘site-t’ e tyre se do largohen nga projekti, si pasojë e ndërhyrjeve nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Mjafton të përmendesh se sa po u njoftua krijimi i Superligës kryeministri i Britanisë Boris Jonhson u zotua ta ndalte.

Pas këtyre ndodhive ka ardhur edhe reagimi i vetë Superligës europiane, e cila sqaron se ‘projekti është ndalur përkohësisht, por do të propozojnë një tjetër në të ardhmen’.

Presionet e shumta nga tifozët kanë vërë në trysni edhe Atletico Madrid-in në Spanjë, që pritet nga momenti në moment të njoftojë largimin. Ndërkohë në Itali këtë hap e ka ndërmarrë Interi edhe pse nuk ka një njoftim në faqen zyrtare, por drejtuesit kanë garantuar në media.

Të gjitha këto zhvillime kanë sjellë edhe reagimin e presidentit të UEFA-s Ceferin, i cili ndryshe nga dy ditë më parë këtë herë është më i përmbajtur.

"Dje thashë se është e admirueshme të pranosh se ke bërë një gabim dhe këto klube kanë bërë një gabim të madh, por tani ata janë përsëri me ne dhe unë e di se ata kanë shumë për të ofruar, jo vetëm për garat tona por për të gjithë futbollin evropian. Gjëja e rëndësishme tani është të ecim përpara së bashku dhe të rindërtojmë unitetin që gëzonte ky sport më pare,"-është shprehur Ceferin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?