Hidhet insekti që lufton procesionaren, sëmundjen e pishave në Llogara, Klosi: Priten 7 milionë turistë në vitin 2020 (FOTO)

6 Maj 2020, 17:57| Përditesimi: 6 Maj 2020, 18:10

  • Share

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë u  hodh sasia e parë e insektit për të luftuar procesionaren, sëmundjen e pishës së zezë.

Ministri i Turizmit Klosi ka sjellë pamje nga Llogaraja, ku ka theksuar se për vitin 2020 priten të vijnë 7 milionë turistë, pasi edhe me gjithë turbullinë që solli koronavirusi shkurti u mbyll me 13.4 % turistë më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvillojë një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave.

Sot është nisur me Llogaranë dhe më pas do ta vazhdohet me gjithë Zonat e Mbrojtura, si dhe zonat e tjera të prekura nga kjo sëmundje.

"Shtimi i numrit të turistëve në muajin Janar ka qenë 17.8 për qind më shumë se i njëjti janar i 2019, shkurti u mbyll me 20 ditët e para me 17.7 % më shumë se 20 ditët e para të shkurtit të vitit të kaluar, por i gjithë shkurti falë turbullisë që solli koronavirusi u mbyll me 13.4 % . Pra ne presim padyshim një arritje pa dyshim të 7 milionë turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2020. Çfarë përfiton Vlora, Carë përfiton ekonomia e qytetit, çfarë përfiton destinacioni. Kjo është pyetja që askush Akoma nuk di t’i japë përgjigje”, tha Klosi.

Këtë vit do të kalojë për diskutim publik dhe ligji i lundrimit, që do të zhvillojë turizmin e jahteve, krocerave dhe mjeteve më të vogla. Ndërkohë, plazhet e Vlorës po zgjerohen drejt Adriatikut deri në Fier dhe aeroporti po i shtohet qyteti.

Hidhet insekti që lufton procesionaren, sëmundjen e pishave në Llogara, Klosi: Priten 7 milionë turistë në vitin 2020
1/8
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turisti: 07/05/2020 16:36

    U rrit turizmin gjate koronavirusit? Hajde mik hajde.

    Përgjigju
  • Presidenti: 07/05/2020 10:46

    Kete radhe e degjuan Meten ne kohe. Praçesionaria eshte katastrofa e atyre pak pyjeve me pisha qe na kane ngelur

    Përgjigju
  • hahah: 07/05/2020 05:04

    sheh andrra n'beze mduket ti..ku ka turizem kte vit o koktul

    Përgjigju
  • Iris: 07/05/2020 03:07

    Mire procesionares iu gjet krimbi qe I ha koken,po sharrave e sopatave kur do ti gjendet?

    Përgjigju
  • Majlinda: 06/05/2020 18:52

    O Z.KLOSI QE TE RRITESH NUNRIN e turisteve duhet te prishesh pallatet dhe ne vend te tyre te ndertosh resorte dhe hotele,,,kjo eshte rruga e vetme...

    Përgjigju
  • Dajani: 06/05/2020 18:45

    Po ne nuk kemi resorte te medha o klosi ku do ti futesh,,prandaj del e nevojshme te behen plane urbanistike per te gjithe bregdetin ,,te ndertohen 400 resorte e hotele.me 5 yje,,vila per qera,me pishina para dhe parkim mbrapa resortit,,kur ti ndertojme keto mund te marrim deri 30 milion turiste ne vit dhe 1 milion shqiptare te punesuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?