Përplasjet opozitë-mazhorancë për dëshmitarët nën hetim, Tabaku takim me Krajën: Nuk ka mbivendosje të punës së komisionit për inceneratorët me punën e SPAK

21 Shkurt 2022, 09:10| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 07:31

  • Share

‘Nuk ka një mbivendosje të punës së Komisionit Hetimor për Inceneratorët dhe punën që po kryen SPAK’. Kështu tha pas takimit me kreun e SPAK, mëngjesin e sotëm, kryetarja e komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, pas përplasjeve me mazhorancën për dëshmitarët, e cila pretendonte se ato nuk mund të dëshmonin pasi janë persona që janë marrë në pyetje nga SPAK. Tabaku e cila kishte kërkuar vetë takimin me kreun e SPAK, tha se në përfundim të punës së komisionit ato do t’i dorëzojnë SPAK një raport, ndërsa shtoi se do të dorëzojnë edhe dokumentat zyrtare që janë pjesë e hetimit, për ti ardhur në ndihmë drejtësisë.

'Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente.'- tha Tabaku.

Opozita ka përdorur si kartën e saj më të fortë në betejën opozitare hetimet për inceneratorët, që i quan një aferë kriminale. Pak ditë më parë lidhur me inceneratorin e Fierit, u morën në pyetje nga SPAK, deputeti socialist Alqi Bllako dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Ndërkohë, vijon të jetë në burg, ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka. Në fund të punës së këtij komisioni do të dalin edhe 2 raporte një nga opozita dhe një nga mazhoranca për të punën dhe gjetjet e tij.

 

Ora 09:32
Tabaku flet pas takimit me Krajën: Nuk ka asnjë mbivendosje të punës sonë me punën e SPAK! Po t’i përcjellim një raport dhe dokumentet zyrtare

Pas përfundimit të takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se nuk ka një mbivendosje të punës së komisionit hetimor me punën e SPAK.

‘Komisioni hetimor është në 5 ditët e fundit. Sot fillojmë dëshmitë me një grup politikanësh. Besoj e jemi drejt fundit të hetimeve. Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkuar nga unë’, tha Tabaku.- tha Tabaku.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?