Hetimi për Koncesionin e sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë: Ende pres të kuptoj kush është faji im

29 Dhjetor 2023, 15:08| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 15:46

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur sot (29 dhjetor) në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

Gjatë deklaratës së tij të dhënë para gazetarëve, Beqaj tha se ende nuk e di cili është faji i tij sa i takon koncesionit të sterilizimit, duke këmbëngulur se ky koncesion është gjëja më e mirë që i ka ndodhur sektorit të shërbimit shëndetësor. 

"Ende pres të kuptoj se kush është faji që kam bërë se deri tani nuk ka asnjë provë faji. Besoj se sterilizimi është gjëja më e mirë që ka ndodhur në shëndetësi"- u shpreh Beqaj teksa largohej nga ambientet e SPAK. 

Kjo është hera e tretë që ish-ministri po paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë. Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që mbante postin e ministrit.

Lajmi në përditësim...

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?