Hetimi ndërkombëtar fut në ankth FSHF-në, shtyhen zgjedhjet për shoqatën rajonale të Tiranës

23 Janar 2022, 15:30| Përditesimi: 23 Janar 2022, 15:46

  • Share

Menjëherë pas lajmit për hetimin ndërkombëtar të Armand Dukës FSHF ka ndjerë presion dhe ka vendosur që zgjedhjet për shoqatën rajonale të Tiranës të zhvillohen pasdite.

Fillimisht ishte vendosur që zgjedhjet në Tiranë të mbahen në orën 11:00 në zyrat e reja të FSHF-së, por tani janë shtyrë rreth orës 15:00. Këto zgjedhje për shoqatën rajonale të Tiranës kanë një rëndësi të madhe për federatën sepse dërgon 8 delegatë në zgjedhjet për president të FSHF-së që do mbahen më 2 mars.

Në total zgjedhjet për president kanë 55 anëtarë ose delegatë, ndërsa deri më tani janë zhvilluar zgjedhjet në Elbasan dhe Durrës ku kanë fituar kryetarët e mbështetur nga Duka dhe Federata, për të cilat ka patur akuza të forta manipulimesh dhe ndër të tjera edhe hetime.

Në total janë 8 shoqata rajonale që marrin pjesë në zgjedhjet për president të FSHF-së ku peshë më të madhe e ka shoqata e Tiranës që dërgon 8 delegatë nga 26 që janë gjithsej. Kandidati që është kundër FSHF-së së Armand Dukës në këto zgjedhje është Eduard Prodani, që për Report TV ka treguar se po has manipulime të jashtëzakonshme për të garuar. Ai thotë se nuk e di kë ka përballë dhe madje nuk i jepet asnjë listë se kush janë anëtarët e shoqatës rajonale të Tiranës.

Ditët e fundit ka patur edhe një investigim që nxorri zbuluar federatën, pasi kjo e fundit zhduku 2.1 milionë dollarë që FIFA kishte dhënë për të zbutur efektet e pandemisë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?