'Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve', kreu i ILD Artur Metani takon ambasadorët e SHBA dhe BE

10 Mars 2020, 08:52| Përditesimi: 10 Mars 2020, 08:55

  • Share

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani është takuar dje me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?