Hetimet për tenderët e naftës në Kukës, Granit Gjana merret në pyetje nga SPAK

26 Shkurt, 13:23| Përditesimi: 1 Mars, 13:27

  • Share

TIRANË- Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjana po merret në pyetje nga SPAK, lidhur me hetimet lidhur me abuzimin me tenderët e naftës në Kukës.

Granit Gjana është në masën 'detyrim paraqitje' për hetimet që po kryhen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.  Sipas prokurorisë, kallëzimi që u bë shkak për nisjen e hetimeve është dorëzuar në SPAK më 22 maj nga Florin Cungu administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

Më 25 korrik ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, u pyet në SPAK dhe pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera.

Por SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburantit. Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?