Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK! Do të pyetet edhe për bazën e Shëngjinit

15 Mars 2023, 10:11| Përditesimi: 15 Mars 2023, 14:08

  • Share

Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në SPAK. Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet  që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

“Sot jam thirrur për shkak të padisë së dytë që kam bërë. Bazën detare të Shëngjinit. Për këtë është i paditur Begaj dhe disa zyrtarë të tjerë. Këta kanë dhënë leje për ndërtimin e një pallati 4-katësh dhe privatizimin e zonës në pronat ushtarake.”- tha ai.

Pyetje: Është thirrur Presidenti?

Meçollari: Nuk kam informacion, nuk di asgjë.

Kujtojmë se ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.

Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka interes të thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.

Nga ana tjetër, Kollçaku nuk dha detaje lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë duke thënë se ajo për të cilën u pyet është sekret hetimor dhe do të merrej vesh në momentin e duhur. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tit Kurti: 15/03/2023 18:18

    Per c.mllefe je tu fol o zotri kur ai po con fakte per shkatrimin dhe plackitjen qe po i bohet kti veni

    Përgjigju
  • Linda: 15/03/2023 14:19

    Mllefet personale te cdo individi qe eshte larguar nga puna me nje arsye serioze nuk besoj te perkrahen dhe te kthehen ne ngjyra politike nga Spaku!Akoma njerez qe duhet te ishin ne burg po kerkoj te marrin prap qeverisjen e vendit dhe Spaku spo ben asgje po rri merret me shpifjet e disa personve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?